
Mallë
Kurë është shpirti mallëngjyer,
Dhe mendon folenë e tija
Ku e lindi Nëna e shtrenjtë
Kthehet mbrapa te shtëpia.
Zemra s’dal nga regëtima
Malli shtohet ç’do moment,
Trupi kthehet behet pupël
Kur ne prag Nëna të pretë.
.
Sa i ëmbël zëri Nënës
Kur me thirri bir o djalë,
Dhe si shqipe karkavoshur
Mu drejtua të shuante mall.
Mi mbërtheu krahët si dara
Dhe s'më ndahësh duke qarë,
Po fëmijet pse s'mi solle
Ti puthte Nëna me mallë.