Pret djalin të kthehet
Buzës detit aty mbete,
si lulja mbirë tek ferra,
Pret me mall e derte,
në errësirë pret e mjera.
Vështronë,djegur xhani,
ulur mbi rërë si postiqe,
Mos ti bëhet pis fustani,
aty si flaka seç po digjet.
Gjithë natën pret djalin,
si ndalojnë pikat lotit,
Flokët i mbulojnê ballin,
vështron tutje horizontit.
Pret të afrohet trageti,
rri menduar akoma pret,
Sa ti vij djali nga kurbeti,
malli vajzën po e tret.
