Shënime për librin “Udhëkryq” të Harallamb Qirkos-

Ndjeva kënaqësi dhe trishtim kur lexoja poezi të shkëputura nga Llambi Qirkoja dhe habitesha sesi ai nuk kishte dalë me një libër më vete. Dhe ja tani kemi vëllimin e parë të “Udhëkryqit”. Libri shoqërohet me hyrje, me një parathënie në formë autobiografie në mbi 10 faqe, ku në një farë mënyre justifikon daljen me një libër kaq të vonuar.

Si çdo libër edhe poezia është më tepër qelibare, ka fjalë të kursyera, po kuptimplotë, që flasin shumë. Bukur shprehet L. Poradeci se me katër vargje, mund të shkruash një roman të tërë.

Po ç’duhet të ketë një poezi veç larmi tematikash, mesazhe, figuracioni të pasur, mesazhe dhe shqetësime. Dhe para së gjithash një gjuhë të pasur e të pastër pa fjalë të mëdha, e veçan më pak të huaja (të cilat sipas N. Frashërit, ato janë si dhia mes dhënëve).

Për larminë tematike flasin edhe emërtimet e cikleve thuajse një fjalëshe si: Ëndrra, Zhgënjime, Dhimbje, Shpresë, Kushtrinë dhe dialog. Në poezinë e Ll. Qirkos, gjen mesazhe të shumta të sjella nga përditshmëria jonë, si ato me motive lirike dhe epike. Po ashtu shpesh bie në kokë duke i kamxhikuar dukuritë negative të kohës, aq më tepri që i kemi sot, si: korupsioni, tradhtia, dhimbja për shokët, problem për votat dhe votimet e tjetërsuara, për guximin intelektual, për figurat e shquara të kombit, çështje të globalizmit (botorizimit). Dalin në pah figura të shquara të historisë, të mjekësisë, të atdhetarisë etj.

Ja le të përmendim këtu poezinë për Frashëllinjtë, Jasharajt, D. Agollin, për kuvendin tonë jopopullor, për vendlindjen e dashur Lunxherinë, të cilën kudo që shkon e merr atë me vete, për emigrantët (që shpesh ecin kuturu vend e pa vend), për artistë e poetë si Vaçe Zela, Arben Duka, mjekë si Dhimitër Çuçi, Aleko Tefa. Po ashtu ka edhe poezi për Kovidin e mallkuar, për SPAK-un, partizat e shumta pa anëtarë e zyra, pale elektorale (parti që Gi de Mopasani i quan “mortaja e një kombi”). Edhe fabula na ka dhënë këtu Ll. Qirko duke goditur mirëfilltas në shenjë.

Si gjithë arti që kërkon gjuhë të zgjedhur edhe poezia “ky zog i madh dhe i gjallë” sipas Jean Orizet. Së pari është se të marrësh penën në dorë duhet të mendohemi mirë.

Gjuha shqipe sipas prof. E. Çabej është “pasuria e vetme që kemi, apo se ajo është tabani i tabanëve” të një kombi, thekson ai. Bukur shprehet edhe I. P. Çehovi “shkrimatari para së gjithash është gjuhë”. Edhe në këtë aspekt z. Qirko ka arritur të na japë një gjuhë të pastër e të thjeshtë dhe shpesh të pasura nga gurra popullor aq e pasur.

Shkrimtari çek Keril Çaçek ka shkruar “nuk njoh asnjë shkrimtar të mirë, i cili nuk është krijues gjuhësor, nuk ka letërsi të mirë pa gjuhë të përsosur”. Kjo “gjuhë (shqipja) është gjeniale”, (sipas Robert de Angeli) dhe kjo konsiderohet në tri gjuhët kryesore në botë: armenishtja, greqishtja, shqipja!

Sot thonë se nuk lexohen poezi. Po a mund të besohet kjo. Krrusesi. “Poezia është e nevojshme për njeriun”, shkruan Volteri, ai që nuk pëlqen poezinë, ka shpirt të zbrazët”. Ndërsa Pablo Nezuda thekson “poezia është si buka dhe të gjithë kanë nevojë për të, studiues e fshatarë”. Krijimi i botës nuk ka mbaruar ende, atë e përsosin punëtorët dhe poetët” (Tasos Livadhitis). Po përsëri gjuha dhe vetëm gjuha, do të shprehesha përsëri. Kjo gjuhë nga e cila kemi mbijetuar. Është e vetmja në botë që ka heronjtë dhe dëshmorët e saj të shumtë.

Mendoj së Lambi Qirko me këtë libër me peshë ka krijuar vetjakësinë (personalitetin) e vet. E përgëzoj autorin Qirko me vëllimin e parë të “Udhëkryq-it”, duke pritur suksese të mëtejshme në fushën e letrave në të ardhshmen.