Lumo Kolleshi

Këtu nuk ka as Brut,as Kas,
Çezar të vrarë jo se jo,
Veç një turmë që s’di ç’ndjek pas,
Që as vet nuk di se ç’do.
Mark Antoni është gjithmonë aty
E prapë therret,thërret për gjak,
Një Romë e mjerë që s’paska sy,
Verbërinë e paska hak.