G.Llojdia

1.
Namik Jahaj është një poet i spikatur shqiptar. Ai nuk shkruan thjesht vargje.Por ai krijon botë poetike. Në krijimtarinë e tij duket se ekziston një devizë e heshtur: “Ose shkruaj mirë, ose mos shkruaj fare.”
Çdo poezi e tij mbart një identitet të veçantë dhe emocion, duke të tërhequr të zhytesh në thellësinë e vargjeve, ashtu siç tërheq bukuria e natyrës në një ditë vjeshte kur shegët marrin ngjyrën e bakrit…
2.
Po duke u fokusuar te poezia që i kushtohet figurës heroike të Avni Rustemit kupton se trajton tema të fuqishme: heroizmin, sakrificën dhe luftën kundër tradhtisë.
…Avniu ështe në këtë poezi figurë historike, mitike dhe simbol kombëtar.
Kjo poezi e ndjere ndërthur historinë, mitologjinë dhe folklorin shqiptar në një mënyrë epike, duke e kthyer heroin në një simbol të përjetshëm të idealit dhe sakrificës.Në këtë frymë krijuese, Namik Jahaj ka sjellë një poezi kushtuar një figure të madhe të historisë shqiptare.Poezia që ai i kushton Avni Rustemit është e mbushur me simbolikë, figuracion të pasur dhe një ndjenjë të thellë patriotike.
…
E publikuar së fundmi në kohështrirjen e tij, ajo vjen si një jehonë e historisë dhe kujtesës kombëtare.Në këtë poezi ndërthuren historia, miti dhe dhimbja e një kombi, duke krijuar një atmosferë epike. Poeti ka zgjedhur një temë të fuqishme: heroizmin, sakrificën dhe luftën kundër tradhtisë.
Dhe aty përmes figurës së Avni Rustemit, ai ngre një “monument poetik” që shkon përtej kohës…Në vargjet e tij, Avni Rustemi nuk shfaqet vetëm si një personazh historik. Ai merr përmasa më të mëdha: bëhet figurë mitike dhe simbol i qëndresës kombëtare.
Dhe kështu, poezia e Namik Jahajt është një kujtim për një hero, por edhe një akt poetik që ringjall shpirtin e historisë.
3.
Poezia e z. Namik Jahaj në tërësi shquhet për pasurinë e figurave stilistike, të cilat i japin vargut një forcë të veçantë shprehëse dhe emocionale.Metaforat e përdorura janë të spikatura dhe mbartin kuptime të thella simbolike.Kështu shprehja “ylli i këputur” përfaqëson një jetë heroike të ndërprerë para kohe.Apo dhe një dritë që u shua shpejt, por që la pas një gjurmë të pashlyeshme në qiellin e historisë.
Dhe ndërkaq metafora “aortë e një kombi” e ngre figurën e heroit në përmasa më të mëdha.Po aq e fuqishme është edhe figura “blozën në oxhak nuk e lan as lumi”, që e cila bart një simbolikë të thellë morale. Ajo shpreh idenë se turpi i tradhtisë është i pashlyeshëm.Dhe se asnjë rrjedhë kohe dhe asnjë fuqi nuk mund ta pastrojë njollën që lë tradhtia mbi ndërgjegjen e një kombi…Kështu, përmes këtyre figurave të goditura, ai arrin të ndërtojë një gjuhë poetike të ngarkuar me ndjenjë, simbolikë dhe mesazh të fortë historik e moral.
…
Poezia e z. Namik Jahaj njihet për pasurinë e figurave stilistike, të cilat i japin vargut një forcë të veçantë shprehëse dhe emocionale. Metaforat e përdorura janë të spikatura dhe mbartin kuptime të thella simbolike.
Kështu, përmes këtyre figurave të goditura, arrin të ndërtojë një gjuhë poetike të ngarkuar me ndjenjë, simbolikë dhe mesazh
3.
Poeti Namik .J përdor një figuracion të pasur, ku metaforat, simbolet dhe hiperbolat i japin vargjeve ngjyra të veçanta.
“Ylli i këputur” jetë e shkurtër heroike.
“Aortë e një kombi” , zemra e heroit si zemra e Shqipërisë.
Prometeu, sakrifica për idealin e njerëzimit.
Albatrosi, fluturimi i lirë dhe madhështia.
Rrufeja, akt historik që trondit botën.
Përveç tyre, poeti Namik J përdor edhe motive folklorike që lidhin figurën e heroit me kulturën labërore dhe identitetin shqiptar.
4.
…Poetët e vërtetë njihen më mirë përmes vargut të tyre, edhe poeti N. Jahaj duhet njohur pikërisht nëpërmjet poezisë së tij, sepse aty shfaqet ” bukuria e gjuhës” dhe fuqia e mendimit poetik. Në vargjet e tij ai arrin t’i japë fjalës një dritë të veçantë, duke krijuar një univers simbolesh që e shoqërojnë poezinë nga fillimi deri në fund.
Në këtë poezi, poeti përdor simbole të forta dhe të qëndrueshme, të cilat tregojnë kuptime të thella.
Ylli ,shfaqet simbol i heroit, një dritë që ndriçon në qiellin e historisë kombëtare.
Ylberi, që përfaqëson përjetësinë e idealit, një shenjë shprese dhe vazhdimësie, që kapërcen kohën.
Shqipja, si simbol i njohur i identitetit tonë, mishëron vetë kombin shqiptar dhe shpirtin e tij të pamposhtur.
Ndërsa rrufeja tregon aktin historik, momentin e fuqishëm që trondit botën dhe ndryshon rrjedhën e historisë.Përmes simboleve, poeti N. Jahaj ndërton një poezi me frymë epike dhe me një dimension të thellë kombëtar, ku figura e heroit ngrihet mbi kohën dhe kthehet në simbol të përjetshëm të idealit po edhe të sakrificës.
5.
29 strofa, për 29 pranvera.Poezia ka 29 strofa, për 29 pranverat e jetës së Avni Rustemit, një zgjedhje simbolike dhe poetike.Ritmi i saj ngjason me baladën dhe përmban elemente epike që kujtojnë këngët popullore labe.Kjo ndërthurje e formës dhe përmbajtjes e bën poezinë origjinale, harmonike dhe të fortë në ndikimin emocional.
Madje edhe struktura e poezisë është domethënëse dhe mjaft origjinale. Kjo përputhje midis formës dhe jetës së personazhit historik e bën ndërtimin e poezisë jo vetëm estetik, por edhe thellësisht kuptimplotë.Poezia e fundit e Namikut mbart ritmin e një balade. Ndërsa fryma e saj epike të kujton këngët e vjetra të traditës shqiptare. Në vargje ndihen jehonat e këngëve popullore labe, ku historia dhe heroizmi këndohen me solemnitet dhe krenari.
Poeti N.J sjell në tekst edhe motive folklorike që i japin poezisë një ngjyrim të thellë kombëtar: kënga labe, tingulli i lahutës, krisma e dyfeqeve dhe ligjet e nënës, të cilat në traditën shqiptare përfaqësojnë urtësinë, moralin dhe amanetin e brezave.
6.
Dihet që poezia i referohet ngjarjeve të vitit 1920, duke përmendur momentin e vendimit fatal (“puthi revolverin”) dhe gjyqin në Paris (“Franca, tempull drejtësie”).Përmendja e Kullës Eiffel tregon se fama e aktit të Avniut përhapet në gjithë botën. Këto elemente i japin poezisë një dimension historik por dhe ndërkombëtar.Pjesa më e fortë emocionale e poezisë shfaqet në dialogun e heroit me nënën. Vargu “Prisja, bir, të vije dhëndër – Si dhëndër na erdhe” ka një ngarkesë të thellë ndjenjash dhe krijon një figurë poetike jashtëzakonisht të fuqishme.
Kjo figurë e dhimbshme është e njohur edhe në traditën e elegjive shqiptare , ku gëzimi i pritjes përzihet me tragjedinë e humbjes. Përmes këtij dialogu të shkurtër, por të fuqishëm, poeti arrin të prekë një nga fijet më të ndjeshme të shpirtit njerëzor.Dhe kështu, dhimbja e një nëne nuk mbetet vetëm dhimbje personale ajo shndërrohet në dhimbje të një kombi të tërë. Në këtë mënyrë, poezia fiton një thellësi emocionale që mbetet gjatë në kujtesën e atyre që e lexojnë.Dhimbja e nënës, krenaria për sakrificën dhe vazhdimësia e idealit përthithen në këto vargje. Kjo pjesë shënon kalimin nga epika patriotike në elegji, duke i dhënë poezisë një dimension të thellë emocional dhe njerëzor.
Kjo poezi e Namik Jahajt mund të konsiderohet si një baladë moderne epiko-patriotike, e cila arrin të bashkojë në mënyrë harmonike katër fusha të rëndësishme njëkohësisht: historinë, mitologjinë, folklorin shqiptar dhe tragjedinë njerëzore.
…
Përmes vargjeve të tij, poeti N.J arrin ta ngrejë figurën e heroit nga dimensioni historik në atë simbolik, duke e kthyer atë në një dritë që vazhdon të ndriçojë në ndërgjegjen kombëtare. Pikërisht për këtë arsye, disa prej vargjeve të kësaj poezie kanë një fuqi të veçantë figurative dhe emocionale.
7.
Avni Rustemi shndërrohet në një figurë mitike dhe simbolike. Krahasimet me Prometeun dhe albatrosin e ngrejnë atë mbi historinë dhe e vendosin në legjendë.Vargu “Duroi rrufetë, Prometeu / Po kurrë, tradhëtinë..!” përmbledh në mënyrë dramatike sakrificën dhe qëndresën.Në këtë poezi, poeti Namik Jahaj e ngre figurën e Avni Rustemit në një nivel mitik dhe simbolik, duke e vendosur përtej kufijve të një personazhi thjesht historik. Një nga krahasimet më domethënëse është ai me Prometeun, figurën mitologjike që simbolizon sakrificën për njerëzimin. Ashtu si Prometeu që sfidoi perënditë për t’i dhënë zjarrin njerëzimit, edhe Avniu paraqitet si ai që sfidon padrejtësinë dhe paguan këtë sfidë me jetën e tij.
Po ashtu, metafora “ylli i këputur” shpreh një jetë të ndërprerë herët, por që lë pas një dritë të pashuar . Ndërsa figura e albatrosit tregon fluturimin e lirë, madhështinë dhe shpirtin që nuk mund të mbyllet brenda kufijve të tokës.
8.
Poezia e fundit e poetit Namik .J është një baladë epiko-patriotike moderne që bashkon katër fusha: historinë, mitologjinë, folklorin dhe tragjedinë njerëzore. Figuracioni, metaforat, dialogu dhe motivet folklorike e bëjnë figurën e Avni Rustemit të qëndrojë si hero legjendar, martir dhe simbol i idealit kombëtar. Vargjet e tij kanë një forcë të jashtëzakonshme emocionale dhe figurative, duke e vendosur poezinë si një shembull të artit të lartë patriotik dhe letrar.