Mirupafshim atdheu im-Tomi Buzi

Përshëndetje miqt e mi!
Mendova të mos i ripostoja këto vargje,
Sepse e kisha bindur vehten të mos largohesha nga vendi im, nga toka e të parëve të mi !
”Ik, sa s’është vonë ”! -Më tha një mik i mirë !
Se di nëse ësht von apo jo ..
Sot ndihem i lirë, por i vetëm !
Pa lirin e të qënit: I LIRË !
Larg rrënjëve të mia, në vendin tim, në tokën time.. !
Mirupafshim atdheu im !
Balad..!?!
Ripostim !
 
Mirupafshim atdheu im,
po iki, po të lë,
Ndoshta të dhëmb edhe ty..
ajo ..
që mua më zë fytin..
të mos nxjerr më zë !
Po iki si shum të tjerë,
prej teje larguar
rugëve,
ku marrëzia dot s’më gjykon !
Më fal,
që po të lë me hije të zeza rethuar..
kryqëzimeve,
ku semaforët mungojnë !


Më fal atdheu im,
krenaria ime e madhështisë planetare,
më falni o njerëz,
ju që shkoni udhëve me kokën ulur..
të nëpërkëmbur,
nga djajtë e shekullit të ‘zjarreve’
që ecin ‘kryelartë’ ,
mbi njerzit e ” brezit të humbur ”..!


Për mua,
s’ka më hapsirë në tokën time
të shënjtë,
më duhet të ul kokën, të gjunjëzohem,
të shtirem,
më duhet ta pështyj dhe un si të tjerë këtë vend ..
ose të brohorasë,
përqafuar me tradhëtinë,
sa të ngjirem !


O mëkat,
si guxon e më thua të shkul rrënjët prej historisë,
të ulem studiove si ‘analistë’ i mendimit të ”ri”..
të kapërdijë të gjitha,
çfar i kam shkruar tradhëtisë,
të gajasem pas tyre,
si një lango që veç të lëpijë,
di !


Mos më shaj atdheu im i ‘ç’nderuar’..
edhe i tretur do pi ujë gurrave të tua
thell nën gurë,
do iki,
s’mund të jetoj dotë përqafuar me tradhëtin
ulur këmbëkryq,
qelbur plot erë e shurrë..!


Do të iki atdheu im i bukur,
largë,
ku lotin s’ma shehë njeri,
do ti lë psherëtimat e mia,
mbi vargë ..
ti dëgjojnë brezat,
a ndoshta,
edhe perëndi !


Do shkoj atdheu im,
do iki largë,
ku lotin sma fshin njeri,
do të endë buzëqeshjen time për miqtë,
në çdo pragë,
përbuzjen e mallkimin,
do ti endë mbi çdo fytyrë,
që mbanë erë tradhëti !


Mirupafshim atdheu im i bukur,
me kokën ulur po shkoj
atje ..
ku më presin ‘ qirinjt ‘ e fikur, të shuar..
lamtumirën s’do ta jap kurrë,
vendi im i ‘ndukur’,
amanetin e të parëve do ta përcjell
goj më gojë ;
” Në vend të huaj, dhe në varrë
do të rrim strukur ” !


Më fal atdheu im !
Po iki larg nga tradhëtia,
që veç shpirtin
s’më ka zaptuar ,
Nga s’kamja, përbuzja e ‘përulësisë’,
Jo nga frika,
tmerri e babëzia..
Por nga liria e përdhosur,
e turpëruar..
deri në kufijtë e ç’ mëndurisë !


Po iki si shum të tjerë,
Me kokën pas ..
hijeve të langonjëve që masturbohen
me djallin përqafuar,
Jargët zvarrë pas “eprorëve”
të përtej kufirit ,
Që mbajnë ende në duar lavdin e vdekur të stafetës shekullore..
Lidhur fortë
n’ zanafillën e gjenezës..
hallkave të ndryshkura,
të zinxhirit..
Më fal atdheu im i bukur,
mbështjell nga ' tymnajat ', pa zjarr !..
Nëse vdes, mos ma lërë kurmin strukur,
por më ruaj në trupin tënd,
pak vend për varr !
@- Tomi Buzi !