Mes botës shtrigë…!Vangjel Pellumbi

Mes botës shtrigë...!
Mes botës shtrigë,
Që le,gjurmë plagësh
Mbetet emri shqiptarë,
Që si leckë na përdorin,
Dhe si të huaj na shikojnë.

Ne jemi argjëndë shqiptarë,
Që dashurinë në zemër kemi.
Jemi popull që mundohemi,
Më shumë se,kush popull tjetër.

Mes plagëve të botës,
Mes,gjakut të fukarasë,
Ndërtohet shtriga e jetës.
Pushtetarët e kobeve.

Pse,kjo botë,kaq shumë plagë?
Ç'farë kanë bërë,njerëzit,o zot?!
Që duken ,si të thara degë.
Nga mëngjezi,deri kur flenë,me lot!

Mes botës shtrigë,
Ku kanë pllakosur retë e zeza.
Që vetëm zërin kanë si borigë
Dhe fytyrën me shenja plagësh.

Mes botës shtrigë,jetojmë ne,
Ku intriga është e para në jetë.
S'ka njerëzillëk,as dashurinë,
Se errësira ja ka zënë sytë.

Mes botës shtrigë,s'shikojmë,
Sytë e erta,mjegulluar rrugës.
Mes botës shtrigë,luftojmë
Për një dashuri të zemrës.
...Mes botës shtrigë ...!