NËNA DHE FËMIJËT
“Frika dhe dhimbja e nënës thyejnë edhe dyert e ferrit.” – Bogumil Goldz
Një nënë e mirë me katër fëmijë
Thotë: “I kam rritur me çkisha mundësi” Sot fëmijët i ka në rrugë të mbarë Katër dritëyje, që speshohen me ar
Nëna si nëna, një nënë shqiptare
Për fëmijët e saj ndihet krenare
Nëna ndien një drithërimë të lehtë
Pse fëmijët s`kanë punë në atdhe të vet?!
Pse fëmijët e saj bredhin nëpër Evropë?
Pse nuk vijnë ditë më të mira sot?
Pse fëmijët plaken në toka të huaja?
Pse në atdheun tonë mungon puna?!
Pse është kështu, pse s`është ndryshe
Nënat plaken, shumë herë bëhen gjyshe
Vitet ikën pa jetuar me fëmijë, nipa e mbesa
Kur do të kthehet në atdheun tonë shpresa?!
Autori: Aziz Ahmeti, Shtime
