
Nga Panajot Boli
Heshtja-simbolika e qendresës. Heshtja që nuk hesht në vargjet e Eli Llajos
–Disa impresionime nga vellimi poetik ”Heshtj e qendresës se padukshme” të Eli Llajos-
Vellimi poetik ”Heshtja e qendresës se padukshme”në dy gjuhë, greqisht dhe shqip është një prurje interesante e një poezie moderne ku gershetohet përjetimi i ngjarjeve , i kujtimeve , i mbresave, i natyrës, historisë,vendlindjes, i problematikës dhe i plagëve të sotëm të shoqerisë, me meditimin filozofik, një zhbirim i thellë, deri në thelb të fenomeneve dhe të konceptimit për jetën.Kjo poezi meditative filozofike e gjen frymëzimin , një frymëzim i fuqishëm emocional, te figura e femrës,te historia si trasheguese e virtyteve të bukura njerezore,te natyra, te rrenjët e identitetit, te traditat kulturore , te padrejtësitë shoqerore si një pjesë e tragjedisë se sotme njerezore, te dashuria universale, te mbresat e lumtura të fëminisë
Për të analizuar dhe t’i ndjejmë aromën e poezive të Elit,duhet të njohim nga vjen poetja,se ajo ka lindur në një fshat të vogël të thellë malor, me një natyrë sa të egër, aq magjike e piktoreske. Jo vetem kaq. Paçka i vogël, ai ka mbartur tradita të bukura dhe kulturë të pasur e interesante.Është fshati Janicat në Cerkovicë të Sarandës, që ka nxjerrë shkrimtaren e shquar Katina Papa, emrin e së cilës mban kinoteatri i Livadhjasë. Fshati i vogël që ka nxjerrë personalitete, shkrimtarë poetë dhe shkencëtarë.Si thotë populli edhe nga ferra e vogël del lepuri i madh Dhe Eli është një zë i fuqishëm poetik nga ky fshat i degjuar, në letërsinë greke dhe shqiptare, poezitë e së cilës udhëtojnë në shumë vende të botës nga revistat prestigjoze.
Siç thashë Eli di t’i jap forcë artistike këmbonjese përjetimeve të gjalla emocionale, t’i qemtoj me kujdes, të zgjedh detaje mjaft të goditura dhe pikante dhe t’i definitoj në sofizma filozofike. Kjo është veçoria kryesore e vlerës dhe e fuqisë se veprës poetike të Elit. Heshtja është simbolika e qendresës që përdor ajo në gjithë vellimin poetik. Është një konceptim mjaft i studjuar i përjetimeve të saj duke i fokësuar me heshtjen, si simbol qendrese.Që në titull e gati, gati në të gjithë vellimin është e pranishëm heshtja. Çfarë simbolizon heshtja për poetën dhe lexuesin? Kur hesht njeriu , mëndon. Kur hesht njeriu , vendos. Kur hesht njeriu , grumbullon forcë e energji.Kur hesht njeriu imagjinon, punon me fantazinë, endërron.Pra për Elin,heshtja nuk është diçka e zbrazët , statike, pasive, ajo është një bateri që akumulon energji, një heshtje që reziston, duron, pulson fuqishëm, pra energji mjaft aktive. Heshtja nuk hesht në vargjet e Elit.Ajo kujton, emocionohet, duron, akuzon, shperthen, endërron. Heshtja përdoret si zgjidhje filozofike për shumë çeshtje dhe është dimensionale ku me metaforat që e ka veshur , spikat dora e saj prej mjeshtre të figuracionit.”E bardha përkedhelja e heshtjes/E kuqe flaka e pritjes” te poezia ‘Të kërkoj’ ”Nga çarjet e heshtjes/fluturojnë si bufër/mendime pa fytyrë/ulet mbi çatinë e ndergjegjes” se ”Pse-ja qenkërka vetë përgjigja/në heshtjen e domosdoshëm jetësore” ”Pse fjalët s’rrjedhin në damarë si gjaku heshtës, i pafolur.Pse dora dridhet e nguron kur shpirti kërkon të shkruajë?/Pse zemra psherëtin në heshtje në një lumë pa brigje/ Sytë gjithmonë pyesin”
Siç e vereni me sa zhdervjelltësi , finesë, imagjinatë e figuracion, autorja hyn në botën shpirterore dhe lë hapësirë për lexuesin të mëndoj, të japë akseset e tij ideore duke e lenë të lirë të gjykojë dhe të arsyetoj.
Nga buron kjo poezi kaq frymëzuese, me emocione të forta,deri në sofizma filozofike? Nga gruaja e Antikitetit që vazhdon më nënat dhe gratë e fshatit të saj, nga rrenjët e identitetit, nga lumturia e viteve fëminore, nga lëndimi i plagëve të shoqerisë se sotme, nga padrejtësitë, nga dhimbja që i shkakton ajo, por edhe te bësimi se heshtja nuk do të heshti, do të shperthej si stuhi. Se heshtja nuk është e shurdhët Ajo ka zërin e saj të brendshëm që e degjon vetem ndergjegja, është e gjallë, e fuqishme, Autorja për t’i dhenë frymë heshtjes e ka gershetuar edhe me praninë e monologut të brendshëm mes pyetjeve retorike të cileve nuk u jep përgjigje. Pyetjeve për përgjigje ua parashtron lexuesve në menyrë të jenë aktivë dhe të jenë pjesëmarrës në debat , pra t’u lerë hapësirë mendimeve dhe gjykimeve të lira.
Pavarësisht se janë poezi, ato lidhen me njera -tjetren në një konstrukt ku do të them se ravijëzohen në dy linja kryesore sipas mendimit tim. Figura e femrës dhe dashuria familjare me ngrohtësinë engjellore, dhe e dyta , rrugëtimi jetës,ku autorja ka vendosur tre piketa, e kaluara ose kujtesa,lëndimi me dhimbjen dhe bësimi i së ardhmes, shpresa
Le t’i hedhim një sy linjës se parë.Ajo është konceptuar fare mirë qe me kopertinën e librit Shtyllat e jetës-himn për femrën e nënën Femra, ajo qe mbart jetën,dashurinë , ngrohtësinë njerezore.Skicim më të mirë mjeshtëror se këto vargje që i kushtohen asaj nuk do të gjesh”me shikim të fshehur e bark të ndritshëm” se ”flet trupi/memorizon mitra/ vijëson ritmi”Në këtë linjë futen poezi të spikatura si ”Zëri i dashurisë”, ”dashuria depërton nga çarjet e saj (nënkupto heshtjen)/aty ku ruaje plagët e tua” ’Një përqafim’me vargje brilante ‘’Një përqafim për fëmijën që dridhet/për plakun ku vetmia e mbulon/për të huajin që kërkon një atdhe / për nënën që hesht e i rreshqet loti/Në përqafim treten kufijtë ngadaëlë/plagët kthehen në drita drite/një fill i padukshëm bashkon dy shpirtra/përqafimi s’ka gjuhë e racë?
Me këto vargje me ide të ngjeshura fort, autorja i ka thenë të tëra.Do të përmendim poezinë ‘Vëllai’ deri te poezia që më ka lenë mbresë’Shikimi që flet’ me mesazhe të forta për botën e fëmijës, për brezin që rritim e edukojmë’’kujdesu për fëmijët që s’kërkojnë/tregojnë sa shumë qenka lënduar bësimi/…Dielli i tyre të lakuriqesojnë’’
Pra linja nënë-fëmijë, e para mitra fidanishte e botës, i dyti , fëmija, drita , e ardhmja , shpresa
Ka një përqasje të figurës së lashtë të antikitetit me nënat, gratë , gjyshërit e saj në fshat . Tiparët burrerore të grave dhe nënave në fshat ku lindi edhe poetja,janë si ato që ka himnizuar që në poezinë e parë, në mesazhin e kopertinës.Gruaja si greke dhe shqiptare janë fisnike, s’njohin kufij, janë burrnesha trime dhe të mençura që mëkojnë djem e vajza plot dashuri e dinjitet
Kurse, në linjën e dytë që përfshin masën me të madhe të poezive, do të zgjedh tre poezi përfaqesuese për të theksuar vijën e konstruktit ku mbeshteten ato pët të dhenë vazhdimësinë Autorja niset nga përjetimet e se kaluarës , ose dosja kujtimet, ku është e kaluara, rrenjët e identitetit traditat, fëminia, vendlindja. Asaj, përveç nostalgjisë, gëzimeve fëminore , bukurive të natyrës të krahinës se saj,i lëndohet shpirti për atë që lë pas, Poezia ‘’Megjithatë poezia duron’ka një skicim fantastik dhe tepër tronditës të fshatit të saj , si gjithë fshatrat tona sot, S’ka nevojë për koment.. E thonë vargjet brilante të thurrura me mjeshtëri të rrallë me një figuracion mjaft të spikatur dhe origjinal.’’Fshati i zbrazët /vetem zëri i erës/shtëpitë të mbeshtetura në harresë’’ ‘Bajamet prapë lulezojnë mes ferrash/gjenerezojnë jetë/aty ku gjithshka shuhet’ ‘’Fshati rri pezull/si re e papërkulur , e palevizur/e himnizuar nga vargjet e poeteve që jehojnë në lugina’’
Në piketën e dytë , dhimbja, lëndimi i shpirtit të poetës vjen nga padrejtësitë,nga luftërat e padrejta , nga korupsioni, nga mllefet e urrejtjet, nga injoranca.Si poezi kulminate do të quaja poezinë ‘’Regjizorja e padrejtësisë’’ku’’e verteta thyhet si kristali hollë/arti, dritë shperthen në errësirë/shpirti thurr zëra që thyejnë pranga/stuhi që do të kepusë rrjetat e padrejtësisë’’ ose te poezia ‘’Vjelja e fjalëve’’’’Shijo ëmbëlsinë/shijo hidherime/janë pikat e mia/jam unë’’Në këtë linjë mund të përmend poezinë me detaje interesante e metafora të goditura ‘Çatia e ndergjegjes’’
Paçka se duket sikur mbretëron heshtja, dhimbja , lëndimi, revolta, poezitë kanë brenda bësimin, heshtjen që mëndon, heshtja që nuk hesht, heshtja që endërron.Kjo është shpresa që autorja e sheh si agu i bukur i lindjes se ditës se re, si bajamet që lulezojnë mes ferrash
Unë do të sillja për lexuesin poezinë ‘’Si kaluan’’Përmbys e tretur pikturë/e djeshmja pas/e harruar’’ ‘’rinia vetem fishekzjarre/çdo pse, çdo rrezim u bë rrugë, u bë poezi’’ ‘’Jeta është pa stacione’’’’Itaka nese ishte duke u larguar/ne e mbartem këtu ku jetojmë’
Figuracioni i përdorur me mjeshtëri i jep vellimit një shkelqim të praruar që të drithëron me emocione të fuqishme. Metafora dhe simbolika janë dy figura që mbizotërojnë dhe krijojnë imazhe dhe imagjinatë të gjallë. Shumë funksional përdor shpesh edhe paralelizmin.Figurat e tjera janë si mbushës të ketyre figurave bazë.Një gjuhë e pasur, me ngjyrime interesante.
Risia në këtë vellim është dygjuhësia, ku lexuesi si shqiptar edhe grek,mund të shijoj bukurinë dhe mesazhet e këtij zëri poetik të fuqishëm. Duke bërë një krahasim në varjantin grek dhe shqiptar, verej një punë mjaft cilësore për ta dhenë edhe shqip, Sigurisht që poezitë në greqisht kanë pak me shumë frymëmarje, por autorja ka bërë kujdes që të përshtat figuracionin,ngjyrimin e fjalëve, ritmin dhe muzikalitetin Edhe këtu Eli Llajo e ka treguar vetën se di të përdor fjalën si në greqisht edhe shqip me shumë mjeshtëri dhe në fuksion të ideve që do të përcjell si dhe njohese shumë e mirë e dy gjuhëve
