Marigona Zekaj

Gërmë për gërmë
më je bërë fashë, më je bërë shërim,
dashni, lot dhe krenari.
Me ty s’njoh ditë,
se ty ta kam falur jetën.
Kur unë jam jam humbur,
veç ti më ke gjetur.
Kur askënd s’e pata afër
të ma kuptojë brendësinë,
me ty i ndava të gjitha,
o vargu im.
Dritë në sy më je ti,
o poezi.