Gjynahet-Ela Zdrava

✍️ Autor : Ela Zdrava
🎤Interpretoi : Autorja
🎬Montazhi: Autorja
 
 
 
Bën sikur s’ka ndodhur gjë,
nuk e di si fle i qetë,
ai gjumë vallë si të nxë,
me gjynahet ngarkuar vërtetë?!
Nuk e di në ç’det të lahesh,
gjynahet t’i mbytesh në fund të tij,
reflekto sa nuk është vonë të falesh,
kafshatën si e kapërdinë?!


More shtegun ec me dreqin,
zjarrin shkel, s’të përvëlon,
shkel gjynahe mbi të drejtin,
fryma qelbur të kundërmon.
Shtirjes së ndritur drejt të përpjetës,
me daulle, plot fishekzjarre,
kur shpirti të shkëputet tatëpjetës,
s’do të të gjej një vend në varre.
18/03/2017
Vëllimi poetik “Jeta është e jotja”
©Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 👆
👉Turn on the 🛎️ to be notified for all the new songs and poems
highlight highlightseveryonefollowers
highlightseveryone hightlightfollowers highlights2025 highlightsシ゚ highlights
videoemocionale
spokenword