Do të rjedhë poezia, si mjalti
do pikoi,
të flladis shpirtra, e të gëzoj zemra,
në çdo fjalë e vargë një shpirt
do të shërojë ,
në furtun do kthehet, të shëmb ..
' tela me gjëmba '!..
Penë ngjyer në eliksirin e shpirtit
të poetit,
do t’vizatoj në vargje nënt muzat e Olimpit ‘plak’,
të mos ndihet mes neshë si balta e ‘qametit’ ..
që mbjellë trishtim, e hap mijëra
plag !
Do t’ jetë gjithmonë në valle muzash përqafuar,
si xixëllonjat do lëshojë dritëza në errësirë ,
do t’ mbjellë paqe shpirtrave
të harbuar..
që e nesërmja, të jet më e bukur,
më e mirë !
Prej Olimp-it vjen, me tre muzat e ‘poetika ‘ !
Me ‘ Calliope ‘
që derdh dritë mbi mjergullat e vargut epik,
Errato ..
me vargje përqafon e puth përjetësishtë
dashurinë,
Euterpe ..që vargut i jep tinguj ,
të kolovitet si nimfat
mbi muzik !
Muzat, shoqërojnë shpirtin e poezisë ..
si harpën e Orfeut ..
që ngriti nga vdekja Euridikën e tijë
të bukur,
ngjizën kodrën e perëndive të artit,
prej dheut ..
aty, ku nënt vajzat e zeusit,
nuk i mposhti dotë as zjarri
i Prometeut !
A mposhten muzat ? Jo !
Ato janë shpirti i poezisë,
nimfa,
rritur në flakët e Nimfeut ..
që buronë thellësive të shpirtit
të planetit ..
deri lartë Olimpit, ku fle harpa e muzave
të Orfeut !
Me muzat shkon përqafuar
e shenjta poezi,
si dishepull i magjis së tyre, të zbus shpirtra me djaj,
do të shkëlqejë majave të Olimpit
si një ‘perëndi’ ..
që zgjohet mëngjeseve
përqafuar, me dishepujt e saj !
Dhe në vdekshin poetët udhëve mbi vargje ..
mbulojini me ngjyrat e muzave të
dashurisë ..
Të 'ikin' ngadalë, pa tinguj funebre të
një balade ,
Me kokën, mbështetur vargjeve të shënjta, të poezisë !
Tomi Buzi
Shqipëri !
