Nga Panajot Boli

Poezi
VAJZA E MARSIT
Ka ditë që ky Mars lozonjar po stoliset
Në gardërrobë kostumin jeshil po provon
Kurorë bën një buzëqeshje të bardhë me lule molle
Për vathë zgjedh manushaqe të shtrenjta
E agut i vjedh një fllad të ëmbël , e ciceron
Ka ditë që shpesh hap dritarën mikja ime
Të shoh trendafilin në oborr si nis e gufon
Të shoh gjinjtë e burbuqeve si fryhen e petalet terbohen
Të puth Marsin që e priti në prehër atë mengjes
E, hopa e hodhi në djepin e lulnajave të endërroj
NJË ÇAST PËRGJUMJE..
M’u përgjumën sytë duke të kërkuar tek yjet
Në parvazin e dritarës së shpirtit shiu luan vals
Ti më pret poshtë në oborr, ku bajamja ka çelur
Lule rozë na hedh si oriz e na thotë :Mirardhsh
Në stol Shen-Valentini i bie violinës ëmbëlsisht
Melodia bulëzon flutura,copëza zemrash magji
Të thoshja:Jam Romeo,e ti:A nuk jam Zhuljeta?
E vallëzonim nën dritën e hënës,te bajamja lulësi
Një çast tingujt e violinës na ftuan për një puthje
Buzët e etura me kohë kërkonin të shuanin,etjen
Endrra hapi dritarën e iku ashtu e zbathur në shi
Unë i trishtuar pyesja yjet? Ç’ma bëtë Zhuljetën?