Mimoza Lazaj

Kur nuk i shpreh
dot me fjalë,
i shpreh me poezi.
Të gjitha dhimbjet
që më bluajnë shpirtin,
unë i hedh aty.
Vetëm poezia më qetëson,
ilaçi që kurrë nuk shteron.
Veç për të gjitha dhimbjet
nuk gjej dot fjalë.
Bota është e egër,
duhet të dalësh gjallë…