“Mirënjohje, Agron Dalipaj”-Dritan Mardodaj

“Mirënjohje, Agron Dalipaj”
Agron Dalipaj, Etimolog
Demaskon çdo demagog
Çdo biçim “akademiku”.


Besëpreri, fytyrë muzhiku.
Se janë miq dhe me andartë
Dihet “falen n’Beograd”
Me shofer edhe makinë.


Raportojnë në Athinë.
Se këta hajna pa parime
Atje kanë “specializime”
Për trillime e mashtrime.


Për pallavra e “mbulime”.
Se zbulimet e Agronit
Janë tmerri i grekofonit
Janë makthi i serbofilit.


Shovinistit dhe bandillit.
I’a kishin frikën djalit
Se ja panë potencialin
Që i ri në fakultet.


I çmontoi t’gjithë hajnat krejt.
Gjithë vendi Ju është mirënjohës
Që çmonton ata “punonjës”
Ata hajna hileqrë
Që hiqen si “gjuhëtarë”.