SA E BUKUR JE,MOJ BORË
Sa e bukur je, moj borë,
ta kam shumë lakmi,
me fluska zbret nga qielli
në kodra, fusha,male, e çati.
Kurrë nuk u ankove për dhimbje
gjatë rënjës në shkëmbinj.
Je e ftohtë për nga natyra
por sjell shumë ngrohtësi,
Fëmijët sa shumë duan të lozin me ty,
natyra dhe kafshët të presin me dashuri,
që të bëjnë gjumin e dimrit,
të pushojnë në qetësi.
Sa shumë do të doja,
të përngjaja pak me ty,
gjatë përplasjes me jetën
dhimbjen mos ta ndiej.
06.03.26
Hatip Hulaj
(në aeroplan)
