Çfarë bën gjithë ditën në shtëpi?Çerazela Kondi

Çerazela Kondi.
 
 
Tregim!
 
Një burrë u kthye nga puna dhe gjeti të tre fëmijët jashtë që luanin,akoma me pizhame.
Ishin bërë shumë pis dhe rreth e rrotull,kish shumë kuti bosh me ushqim nga shtëpia.
Dera e makinës të gruas të tij,ishte e hapur,gjithashtu dhe dera e shtëpisë.
Qeni kishte ikur dhe askush nuk e kërkonte.
Duke hyrë në shtëpi,gjeti dhe më shumë rrëmujë.
Llamba e sallonit,e djegur,tapeti i mbledhur dhe i mbështetur tek muri.Televizori me zë të lartë,luante filma vizatimorë që nuk i shihte askush,dhe poshtë lodra të shpërndara kudo,mbi tavolinë,një gotë e thyer.
Në lavamanin e guzhinës,kish një stivë me enë të palara dhe dera e frigoriferit,e hapur.
U trëmb dhe filloi të ngjiste shkallët,duke shmangur rrobat e palara që ishin hedhur kuturu.
“Është e sëmurë gruaja ime mendoi”
” I ka ndodhur diçka serioze”
Atëherë,pa një rrjedhë uji që vinte nga banja dhe kish marrë shkallët.
U drejtua tek banja.
Furça dhëmbësh përtokë,dhe kudo ujë nga çezma që ishte harruar e hapur.
Më në fund,kur hyri në dhomën e gjumit të çiftit,pa gruan e tij,e shtrirë në krevat,akoma me pizhame,e qetë,duke lexuar një revistë mode.
E pa krejt i hutuar dhe e pyeti…
– Çfarë djallin po ndodh në shtëpi sot;
Gruaja buzëqeshi dhe ju përgjigj…
– Çfarë djallin po ndodh sot në shtëpi;
– Përse kaq pisllëk;
– Përse kaq zhurmë;
– Çdo ditë,kur kthehesh nga puna,më pyet:
– Çbëre gjith ditën në shtëpi;
– Atëhere,sot vendosa të mos bëj asgjë!!
 
—————
Çerazela Kondi,24 Mars,2026,Athinë!!