| Ruzhdi Gole |

JETË ZONJE
(poe-prozë)
Paska ndërruar jetë
Paska ndërruar jetë
një zonjë plot aroma.
Aromat e një jete u pikën.
Një dhemshuri mëme,
ledhja vajzërore,
një fëmijëri.
Të gjitha sëbashku, veç e veç,
njëherazi, me sot
dhe me nesër.
Paska ndërruar jetë
një zonjë e njomë,
zonjushë,
një mëmë e rrudhur,
një bel i dikurshëm
vajzëror përkund’
ndër gishta duar,
një fëmijë
me emrin
-a-.
Asnjë kambanë nuk ra
e nuk bie, asnjë lutje
në kishë e në xhami.
Kambanat përcjellin
muzgun, minarja
gërvish qiellin.
Asnjë urgjencë nuk fishkëlleu
kur ia përcollëm lajmin,
asnjë polici s’vetëtiu
kur ia përcollëm
plagosjen
nga një s’patë e zjarrmth
rrotull k’saj zonje
plot aroma,
e vetme, sa e dashur
me tërë gjithësinë,
mërzitur me
askënd.
Agjensia funerale jehon nga muzika
lesh përshesh, nekrologjitë e kanë
mbaruar shërbimin mortor
për sonte me përjashtim
të agjensisë Cërloj.
Rrofsh , o Bim Cërloj, përhera
zgjuar, sa nuk mban mend
rruga për tek varrezat
a ka fjet’ ndonjëherë
gjumë.
Rrofsh, o gazmori i Cërlojve,
rrofsh, o agjensi
e përhirimit !
S’ka ditë që të mos e ndrrojë jetën
e saj, s’ka jetë që mos ta mbyll
njëherë e mirë ditën…
Paska ndërruar jetë
një zonjë aromash
dhe ne bëjmë
qëmoti e sot
sikur ajo na
dhimbset,
bëjmë sikur përlotemi.
Ndoshta ndonjeri prej nesh
mund t’i bëj dhe qokë.
Besojini lotit të detit,
përhera detarit det,
farin tonë qytetar
me syrin e madh
tej çdo kembane
dhe myezini.
Një dhemshuri mëme,
ledhja vajzërore,
një fëmijëri.
Të gjitha sëbashku, veç e veç,
njëherazi, me sot
dhe me nesër.
Paska ndërruar jetë
një zonjë e njomë,
zonjushë,
një mëmë e rrudhur,
një bel i dikurshëm
vajzëror përkund’
ndër gishta duar,
një fëmijë
me emrin
-a-.
Asnjë kambanë nuk ra
e nuk bie, asnjë lutje
në kishë e në xhami.
Kambanat përcjellin
muzgun, minarja
gërvish qiellin.
Asnjë urgjencë nuk fishkëlleu
kur ia përcollëm lajmin,
asnjë polici s’vetëtiu
kur ia përcollëm
plagosjen
nga një s’patë e zjarrmth
rrotull k’saj zonje
plot aroma,
e vetme, sa e dashur
me tërë gjithësinë,
mërzitur me
askënd.
Agjensia funerale jehon nga muzika
lesh përshesh, nekrologjitë e kanë
mbaruar shërbimin mortor
për sonte me përjashtim
të agjensisë Cërloj.
Rrofsh , o Bim Cërloj, përhera
zgjuar, sa nuk mban mend
rruga për tek varrezat
a ka fjet’ ndonjëherë
gjumë.
Rrofsh, o gazmori i Cërlojve,
rrofsh, o agjensi
e përhirimit !
S’ka ditë që të mos e ndrrojë jetën
e saj, s’ka jetë që mos ta mbyll
njëherë e mirë ditën…
Paska ndërruar jetë
një zonjë aromash
dhe ne bëjmë
qëmoti e sot
sikur ajo na
dhimbset,
bëjmë sikur përlotemi.
Ndoshta ndonjeri prej nesh
mund t’i bëj dhe qokë.
Besojini lotit të detit,
përhera detarit det,
farin tonë qytetar
me syrin e madh
tej çdo kembane
dhe myezini.
Besojini th’llanzës që përlotet.
Deti e th’llanzat do ta përcjellin
sot zonjën plot aroma,
dhembshurinë
mëmëzonjë,
vajzën e ledhur
(të papërkëdhelur,)
fëmijën me moshën-a-.
Akoma s’më besoni se këtë zonjë të
gjelbër e ç’nderuam vet ne duke ia
fluturuar përpjetë kërcinjtë,
e rropëm dhe e shqyem
gjer në rrëzë t’kofshëve,
(të trungjeve ?.)
Paska ndërruar jetë një zonjë
para syve tanë dhe ende
s’e ditkemi ???
Do të festojmë Vitin e Ri…
Deti e th’llanzat do ta përcjellin
sot zonjën plot aroma,
dhembshurinë
mëmëzonjë,
vajzën e ledhur
(të papërkëdhelur,)
fëmijën me moshën-a-.
Akoma s’më besoni se këtë zonjë të
gjelbër e ç’nderuam vet ne duke ia
fluturuar përpjetë kërcinjtë,
e rropëm dhe e shqyem
gjer në rrëzë t’kofshëve,
(të trungjeve ?.)
Paska ndërruar jetë një zonjë
para syve tanë dhe ende
s’e ditkemi ???
Do të festojmë Vitin e Ri…