STUHIA E SHKRETISË
Dëgjo ,vëllai im..
Dje tek pijetorja nën një pishë
Pranë në shoqëronin kujtimet
Miroshi im,
Vetmia ime m’u bë bishë
Donte t’i mbyste në gotën time.
Më ndje ,miku im..
Të përbindshmen vetmi, përkohësisht
Si ta dëboj
Si të shpëtoj prej saj si tryelë më shpon
I dashuri im,
Me ëndrra të errëta plot vranjtësi
Si ta ysht ,që shpirtin më pushton?
O njeriu im,
Një krimb virtual i bezdisë
Agimin në mendime nis e ngacmon
O adashi im
Kur shpërthen kjo stuhi e shkretisë
Dunat e mendjes freskinë e shterojnë.
Kolegu im,
Me ngulm sonte insiston kjo vetmi
Në mashat e saj peng më ka gozhduar
Jep një shpjegim,
Me verë e kam dehur e raki
Pse stundet,po rri në vend e ngujuar?
Lefter ShomoK/50p.i.sh.