STINA E PRANVERËS
Nuk ka rëndësi se sa i ftohtë është dimri, pas tij vjen gjithmonë pranvera. Eddie Vedder
Si sot, vit për vit, për çdo vjet,
Ti, pranverë, në çdo familje troket,
I zbukuron, fusha, ara, livadhe e pyje,
Na shfaqesh me shkëlqim nëpër nahije
Ashtu siç e ke të planifikuar në ndër dije.
E mbushur plot gjallëri, dritë dhe rritë,
tre muaj rresht, për çdo ditë.
Për ty gëzohet çdo krijesë në natyrë,
Retë shfaqen, herë-herë, në hapësirë,
Ashtu edhe era shkrin akullin e ngrirë,
Ndaj dimrit i thotë: “ik shpejt” , sa mirë!
Vetëm ti je ajo që nuk djeg, as nuk ngrin,
Edhe ylberi pas shiut shfaq bukurinë,
Retë hapërojnë nëpër qiell, plot bereqet,
Ah, sa qetë e sjellin shiun në tokë e në det!
Autori: Aziz Ahmeti, 24 mars 2026, Shtime