Bukuria-Kujtim N. Mullai

Nga CIKLI: " TRIPTIKËT "
B U K U R I A - 2
- A -
E bukura,
që të na qeshë,
Kërkon sy e kërkon veshë.
E mira,
për t'u dalluar,
Do nuhatur, do shijuar.
Mos u ngop...
në të provuar!
- B -
Model bukurie,
gruaja,
Për çdo piktor;
Burri, dihet, spektator...
Model madhështie,
burri,
Për çdo skulptor;
Gruaja, puls i zemrës
në kraharor!
- C -
Edhe dashuria
e ka një regull të artë:
Arsyeja
mbi dëshirën e zjarrtë!
Ta prishi mendjen bukuria?
Nga një mik esëll
zbulohet magjia!
25 mars 2026