“Shthurje, Kolona e Pestë”-Dritan Mardodaj

“Shthurje, Kolona e Pestë”
 
Se ç'kanë qenë nja 2-3 vetë
Që na dolën n'selamet
Do bënin gjasmë ata
Shqipërinë o vëlla.
Nisma “shthurje”, gjo që bohet
Gjasme vendi po zhvillohet
Se nga dolën këta çerra
Si me qenë “Rrapush Xhaferra”?!


– Këta janë hajna “de facto”
Kështu tha Giovanna d’Arco
– Sono stronzi maledetti
Dhe hajdutër vilajeti
Njëri fryhet si “gjel deti”
Tjetri si “zëvendës mreti”.


Ishin këta faqezinj
Për elektoratin gri
Sa i rrejtën i mashtruan
Votat i’a përvetësuan.


E pastaj i’a hodhën n’kosh
Njëri hajn, e tjetri llosh
E më pas k’ta surrogatë
U kacafytën për mandat.


Edhe futën n’parlament
Grekofonen, “instrument”
Që as shqip nuk din të flasë
Është për t’a mbetur n’klasë.


Dhe shumë shpejt i’u shkrie “çera”
E treguan që janë plehra
Bënë “protesta” këta zgjepsa
Sa për t’thënë, këtej me roleksa.


Ndërsa n’Theth edhe n’ Rrjoll
Shkuan sa për “protokoll”
Lëre n’Durrës te Kalaja
Është duke u bërë hataja.


Ata rrojnë veç për karrierë
Nuk kanë besë dhe aspak nderë
Bëjnë pazare për mandatë
Duan ofiqe si satrapë.
E treguan këta lloj çerrash
Që janë për përmbysje vlerash
Të pa fytyrë e të pabesë
Janë një Kolonë e Pestë.

.
.
.
.
.