Te burimi fshatit-Veron Hoxhaj

Te burimi fshatit
Te burimi fshatit
Këndonin bilbila
Mbushte ujë sorkadhja
Me çini te gurra.
Kur e pashë sorkadhen
Unë ngriva në vënd
Po e pyesja Zotin
Ku mi shpuri mëntë.


Aman moj sorkadhe
O uji në krua
Ç’të bëra i varfri
Të më lësh ,pa mënt mua.


Bilbili s’pushonte bënte serenat
Erdhi dhe mëllenja me sqepin e artë
Të gjithë bashkë i shkuam
Sorkadhes në gurrë
Unë me zënë e poetit
Dhe me ëmbëlsi
Mir se po të gjej ty moj bukuri .
Fjalët e poetit jan me dashuri
Jane me vler të madhe
Si qumështi në gji,
E bërën sorkadhen mua ,të më pranoj
Në jetën e jetëve mua të më dashuroj.