Adriana (Bega) Hysenaj ka lindur në Tiranë më 1 shkurt 1962. Kreu arsimin tetëvjeçar në Sarandë dhe shkollën e mesme në Tiranë elektriçistë, profesion të cilin e ushtroi për shumë vite. Qe Qysh fëmijë, kur mësoi shkronjat e para të alfabetit, ajo kishte shumë dëshirë të lexonte libra jashte klase. Madje përgjegjëset e bibliotekës i kishin ngarkuar detyrën që të pastronte raftet nga librat e ndaluara. Kjo i dha mundësinë që fshehtas të lexonte shumë libra. Leximi e nxiti të mendonte shume dhe të fliste pak. Si të tillë mendimet, të cilat nuk i ndante me askënd, filloi t’i shkruante në copa letrash. Ato e nxitën që t’i dedikohej të shkruarit. Çdo dhimbje, mungesë, nevojë apo pamundësi në jetë mori një udhë, atë poezisë. Adriana ka shkruar poezi, fabula, thënie te urta, përralla dhe prozë.

GRUAJA NË PORTRET
Vizatova portretin e një gruaje
Jo me laps e ngjyra
Por me imazhin tim
Plot dinjitet.
Portreti zu të shkëlqejë
E ndjeva që më pëshpëriti:
“Kështu, kudo më gjen”
DONNA IN RITRATTO
Ho disegnato il ritratto di una donna
Non con matita e colori
Ma con la mia immagine
Che irradiava dignità.
Il ritratto ha iniziato a brillare
L’ho sentito sussurrarmi:
“Mi troverai così ovunque.”