Çdo gjë e hidhur…
Çdo gjë e hidhur
Mërzitje tek unë shkaktonte,
Me lotët që më binin vargun,
Më të bukur çdo çast mendoja.
Sa herë jeta më përplaste fort,
Ulesha dhe nga një varg
E krijoja në lot,
E heshtur,
Dhe me dhimbje,
Jetën vazhdoja.
Buza më dridhej, por nuk u ndala,
Përditë i shkrija ato akullnaja.
Jo të gjithë më donin,
Jo të gjithë me sy të mirë më shikonin…
Po unë përsëri vazhdoja,
Dhe vargun më të bukur krijoja.
Fytyra ime e vrazhdë çdo gjë
E kuptonte…
E kapja në ajër dhe kur
Donin të më vinin keq,
E heshtur thoja: ka dhe më keq.
Çdo ditë lotët më shoqëronin,
Dhe në vetmi hallet kalonin.
Nuk them se nuk mundem,
Por ndonjëherë bëhet e vështirë,
Por unë ngrihem dhe them:
Një ditë do bëhet më mirë…
