E pash një natë Jeronim De Radën, në ëndërr ,
e ndoqa pas ta pyesja për Milosaon, për këngët,
Ai mu përgjigj si era, që shpërndan borën në dimër:
-Nuk e di, por kthehu nëpër këngë, të gjesh Rinën.
-Po dashurin e Milosaos ku e gjete të nanurisur ?
E pyeta duke gulçuar udhës që s’kishte fund,
-Tutje, baltarve ku marrëzia e kishte degdisur..
Mu përgjigj, pa e kthyer kokën të shihte nga unë !
-Qëndro pak çaste, të tregoj dashurin time !
I fola përsëri me sytë mbi vargjet e tijë
në hënë,
E imja është një vajzë e bukur, Zoti i ka falur ofiqe..
Ndërsa un i varfër, luftoj çdo ditë me të sajën nënë !
Qëndroj i heshtur, duke shkuar dorën mbi mustaqe,
Pastaj drejt meje u afrua ngadalë, duke belbëzuar..,
-Në këngët e mia, Rina s’ishte puthur në faqe,
Se Milosaon se linin, e kurrë si qe afruar !
-Nëse ti, -më tha, duke vështruar tutje,
i përhumbur,
-Do të shkoshë pasë sajë si Milasao plot mall,
Mos u degdisë nën lutje me kokën të përgjunjur,
Se dashuria është lule e vjetër, çon sytha ngadalë !
E lash të shkonte, duke rendur baltës,
e dherave,
Pas dëgjoja belbëzima-t e një kënge
që se mbylli dot,
Ishte koha që toka avullonte nga avujt
e pranverës,
Ndërsa sythat, që në kohën e tijë,
flinin nën lot !
U ktheva pas në rugën e vjetër,
i menduar..
Për këngën tjetër, që Rinës poeti
ja kish kushtuar,
Ndoshta gjeja përgjigje mes ndonjë
vargu fshehur ..
Për dashurinë,
mes meje dhe vajzës,
bijë beu !
Se pash më De Radën
netëve të errëta, pa hënë,
Ndoshta kishte punë me të tjera
vargje e këngë,
Një mëngjes pranvere dola e vrapova
si i dehur..
Drejt jaseminit,
ku qëndronte vajza, nën sythat e çelur !
Hahaha, qesha me shpirtin bulëzuar
nga psherëtima,
Kisha gjetur përgjigjen e uruar,
në vargun që mbante fshehur, Rina !
I buzëqesha heshtur De Radës,
nën fllad i përkëdhelur,
Pastaj, u nisa ngadalë drejt vajzës,
nën lulet e jaseminit, çelur !
