Inteligjenca artificiale është skemë piramidale-Genta Kaloçi

Inteligjenca artificiale është skemë piramidale (Ponci)?

29 maj 2024

Kjo shqipfolësja shpresoj mos të ketë të njëjtin fat me këtë elisabeta holmes se edhe kjo u paraqit nga elitat kapitale si kokë e madhe e shkencës. Por, e hëngri nga investitorët, të cilët në emër të kapitalit dhe rrezikut të fitimit e përballën me akuza penale. Në qershor 2018, një juri e madhe federale ngriti padi ndaj Holmes dhe Balwanit për mashtrim. Ajo u dënua me 11 vjet burg.+1⁄4 Ajo dhe Balwani u urdhëruan të paguanin 452 milionë dollarë dëmshpërblim për viktimat e mashtrimit. Të njëjtën gjë kam frikë se do e pësojë dhe kjo muratja, jo për gjë, por bazuar në përllogaritje matematikore do i dalin probleme të mëdha me ligjin për plagjaturën e të dhënave që përdor AI pa lejen e individëve, shoqërive ose kompanive dhe dikush do e hajë. Inteligjenca artificiale mund të gjenerojë informacione rreth njerëzve, vendeve ose fakteve që duken të besueshme, por mund të mos jenë të sakta. IA-ja gjeneruese ekstrapolon informacionin nga modelet që ka mësuar dhe ndonjëherë këto modele mund të çojnë në rezultate të gabuara. Ajo nuk ka aftësinë të verifikojë në mënyrë të pavarur faktet, ose kontekstin si njerëzit.

Prandaj, unë i them të paktën nëse është e zgjuar të largohet me lezet e të marri pjesën e saj kapitale/financiare sa është në kohë. Me këtë rast tu’a ngeci dërrin maç të tjerëve dhe le t’u pëllcasi flluska financiare e inteligjencës artificiale.

Por, kujt?

Kjo është çështja.

Jo për gjë, por amerikoni kur vjen puna te paraja ups t’a lëron palcën dhe e ha ai që rri në vitrinë dhe sipas të dhënave kjo është vitrina e fondeve për të gjeneruar fitime për të tjerët nga mbrapa 😉 Uroj t’ja fus kot.

Me siguri do thoni çfarë budalliqesh thotë kjo aman.

Keni të drejtë, nëse do lexoja, informohesha edhe unë si ju kështu do mendoja.

Shumë prej financierëve dhe ekonomistëve paralajmërojnë rrezikun e flluskës së IA-së si edhe tërheqjen e disa prej financuesve nga kjo skemë.

Wall Street ka një problem të madh me qendrat e të dhënave të inteligjencës artificiale

“Njerëzit që po përpiqen të bllokojnë ose të protestojnë për këto gjëra janë shumë më të arsimuar sesa ishin më parë.”

Në artikullin më poshtë mund të klikoni e të lexoni më shumë rreth kësaj çshtjeje;

“Trillion-dollar AI market wipeout happened because investors banked that ‘almost every tech company would come out a winner’” https://finance.yahoo.com/…/trillion-dollar-ai-market…

Po ashtu, Sam Altman, ka thënë se, kompania po fiton 20 miliardë dollarë të ardhura në vit dhe planifikon të shpenzojë 1.4 trilion dollarë në qendrat e të dhënave gjatë tetë viteve të ardhshme. Kjo rritje, sigurisht, do të mbështetet në shitjet gjithnjë e në rritje nga gjithnjë e më shumë njerëz dhe biznese që blejnë shërbimet e saj të inteligjencës artificiale.

Më poshtë keni disa artikuj për skemat piramidale dhe sesi AI besohet të përfshihet në to. Një numër gjithnjë e në rritje kërkimesh tregojnë se shumica e firmave nuk po shohin që chatbot-et ndikojnë në fitimet e tyre dhe vetëm 3% e njerëzve paguajnë për inteligjencën artificiale, sipas një analize. Gjithashtu ai minimizoi shqetësimet rreth sasisë së ujit që kërkojnë qendrat e të dhënave në samitin e IA-së në Indi me fjalët si më poshtë;

“Njerëzit flasin për sa energji duhet për të trajnuar një model të inteligjencës artificiale – por gjithashtu duhet shumë energji për të trajnuar një njeri, duhen rreth 20 vjet jetë – dhe të gjithë ushqimin që konsumoni gjatë asaj kohe – para se të bëheni të zgjuar».

1- Skemat e inteligjencës artificiale mund t:a bëjnë mashtrimin e Bernie Madoff të duket banal: Intervistë me Eugene Soltes

“Mashtruesit do të mashtrojnë” gjatë kohërave të rregulloreve më të lirshme, thotë Eugene Soltes . Ai bën një vlerësim të trashëgimisë së qëndrueshme të Ponzi-t, gjendjes së krimit të korporatave dhe të ardhmes së mashtrimit.

2- Mashtrimet e Investimeve në IA janë këtu, dhe ju jeni shënjestra!

https://dfpi.ca.gov/…/ai-investment-scams-are-here-and…

3- Ja pse shqetësimet për një flluskë të inteligjencës artificiale janë më të mëdha se kurrë

https://www.npr.org/…/ai-bubble-nvidia-openai-revenue…

4- Intensiteti i karbonit të energjisë elektrike të përdorur nga qendrat e të dhënave ishte 48% më i lartë se mesatarja e SHBA-së.

https://www.technologyreview.com/…/ai-energy-usage…

5- “Sam Altman mbron koston e energjisë së inteligjencës artificiale duke thënë se duhet shumë edhe për të ‘trajnuar një njeri’ | Sam Altman | The Guardian” https://www.theguardian.com/…/sam-altman-openai-energy…

6 – “Wall Street Has a Major Problem With AI Data Centers” https://futurism.com/…/data-centers-protests-electricity

7 – “Elizabeth Holmes – Wikipedia” https://en.wikipedia.org/wiki/Elizabeth_Holmes

Kolazh fotosh, lart majtas mira murati, lart djathtas elisabeta holms, dhe poshtë sam altman.

Qëllimisht janë shkruar me të vogël.