Lirika ime për Kosovën-Sylejman Salihu

LIRIKA IME PËR KOSOVËN


Tē them se e dua Kosovën më duket tepër pak,
Ndaj e marr fjalorin tjeter fjalë kërkoj,
Bobo!them me vete hyra edhe në hak,
Ku ka fjalë mē të bukur se e dashuroj.

Më bëjnë ta dua shumë hiret e saj fisnike,
Që i ka ruajtur n’ shekuj nëpër histori,
Dhe ia dashuroj rrenjēt ilirike,
Që i ka n’damarë tē tokës nē Dardani.

Unē ia dua Kosovës plagët nëpēr vite,
Se mbi to ka lindur dielli qē kem sot,
Çmendurisht ia dua dhe malet epike,
Që i kanē mbajtur trimat me bukë e barot.

Ah se ç’më djeg fort edhe dhimbja e saj,
Porse dhimbja vetë kurrë nuk e ka shtruar,
Kur dikush jetonte si mbret nē saraj,
Ndersa dikush tjetër nē llogore i zgjuar.

Pastaj për Kosovën mbaj hanxharin në dorë,
Që ta mbroj nga hasmi tutje në kufi
Në terrin e natës, n’ mjegull, në shi e në borë,
Kur tinēz ia mësyejnē bajlozat e zi.

Kosovës ia dua shumē edhe lulëkuqet,
Qē kanē mbirē nga gjaku dhe erë gjaku lëshojnë,
Madje e dua Kosovën qoftë edhe me huqet,
Që i ka pasë nder shekuj bashkē me gjenin tonë.