KËRÇOVARJA SHASIME OSMANI ZGJIDHET DEPUTETE NË KANTONIN E BERNIT

Në zgjedhjet për parlamentin kantonal të Bernit, Shasime Osmani triumfoi dhe bëri një hap të rëndësishëm në politikën zvicerane, u zgjodh deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernit. Mediat zvicerane e prezantuan Shasimen si “një zë për ata që nuk kanë zë”.
Me origjinë nga Kërçova e lindur në Zvicër është shembull i integrimit dhe përkushtimit. Ajo është njëkohësisht këshilltare e qytetit të Bernit. Fokusi i saj është i qartë migracioni, arsimi, barazia sociale dhe barazia gjinore. Shasime Osmani është krenaria jonë dhe një zë i ri që sjell energji dhe vizion në politikën zvicerane. Suksesi i saj është edhe suksesi i komunitetit shqiptar në Zvicër!
Sadik Emroja,
Mars 2026