KUR KOHA NDALON PËR NJË SEKONDË
Një çast koha ndaloi,të marë frymë lehtë
Bota heshti ,si të ishte në ëndërr të qetë
U shua zhurma ,u shua dhe çdo mendim
Të varur në ajër mbetën çdo pyetje e vendim.
Në atë çast ,çdo gjë dukej e lehtë
Si vala që vallëzon në një det të qetë
Zemra rrihte ngadalë , si në përrallë
Ku çdo ndjenjë kishte një dritë të rrallë.
Sytë u mbushën me dritë pa kufi
Si yje që lindin në një qiell të pastër
Askush nuk mund të ngrinte pusi
As s’mund të mbahej njeri me hatër.
Pastaj, sërish nisi gjithçka me vrull
Sikur dikush të goditi fort me shpull
Por brënda mbeti një çast si yll
Me kapak ari, brenda në shpirt u mbyll.
Shkurte Berisha 10 Prill 2026
