“Shpella e shkruar” e Lepenicës,si e zbuloi një mësues?Gëzim Llojdia

 
Gëzim Llojdia
1.
Në një botë ku kalimi i kohës shpesh na bën të harrojmë se nga vijmë.Por ekzistojnë vende, që nuk mund të fshihen nga kujtesa jonë. Shpella e Lepenicës është një prej këtyre vendeve.Në shpatin verilindor të malit të Lepenicës.Atje ku është një pasuri e lashtë e pikturës shkëmbore. Po pikturë duke u mbajtur në strehën e një shpellë të vogël.
…Një shpellë e cila duket se ka mbijetuar në heshtje për mijëra vjet. “Piktura e Lepenicës”,quhet në gjuhën e arkeologëve.Mirëpo e njohur ndryshe si “Shpella e Shkruar”, është një thesar që ndodhet rreth 800 metra mbi nivelin e detit.Një vend të fshehur ,që dikur duhej sikur sfidoje çdo mundësi për të arrirë.Por sot ka një udhë.Për të arritur te kjo shpella misterioze.Fillon me rrugën automobilistike Vlore-Kuç.Ajo është udhë e bërë me zift .Dhe ndysho drejtim në të djathtë, të çon në fshatin Lepenicë.Shpella ruan sekretet e një periudhe të harruar të historisë.
….Një ndalesë tek Shpella e Shkruar.Ajo që siç e quajnë vendasit, ofron një pamje magjepsëse, mbi luginën e mesme të lumit të Shushicës.Një luginë, që duket se është mbështjellë në mjegullën e kohës dhe kujtimeve të lashta.Streha e shpellës është e vogël dhe e thjeshtë. Një hapësirë,që mund të ketë ruajtur për mijëra vjet dëshmitë e pikturave që zbulojnë një lidhje të thellë midis njeriut dhe natyrës, mes shpirtit të lashtë dhe botës së tij përreth. Pikturat e Lepenicës, që ndodhen mbi tavanin e kësaj strehe shpelle.Por ndoshta kjo është edhe një pjesë e magjisë, që e bën këtë vend kaq të veçantë dhe të pavdekshëm.Ato janë një thesar, që flasin me gjuhën e heshtur, që kërkon të zbulohet dhe të kuptohet.
Shpella e Lepenicës.Por , jo nuk është thjesht, një formacion natyror.Po një shpëlqim shkëmbor i bukur dhe misteroz.Dhe kështu kjo shpellë është një udhëtim i drejtpërdrejtë në të kaluarën. Ajo është një portë, që hapet vetëm për ata që janë të gatshëm të bëjnë hapa nëpër kohë.Oh jo.Në të vërtetë ,porta e saj qëndron gjithmone hapur.Epo duhen bërë hapa,për atje për të takuar njerëz, që kanë jetuar këtu mijëra vjet më parë.Dhe për çudi e ndodhur në një kënd të thellë të malit të Vlorës.Dhe si do gjë misteroze, ajo ruan brenda vetes një sekret që ka mbijetuar duke i sfiduar shekujt.Sekretin e pikturave të kahershme në tavanet e saj.Por ajo gjendet në një nga luginat më të bukura dhe të thella të Shqipërisë.Atje natyra dhe historia janë të ngjitura si një.Dhe pikërisht atje. Ndodhet një vend ,që i mbush me magji ata, që e zbulojnë. Shpella e Lepenicës, një thesar natyror dhe kulturor, që mund të shikohet nga ata që kanë sy të mprehtë për të njohur historinë e harruar të kësaj toke.
2.
…Duhet të bëjmë një parantezë. Me një thellësi, që arrin në të kaluarën e lashtë të kësaj toke . Kjo shpellë mbart në murret e saj dhe kryesisht në tavanin e saj .Atë, që ne kërkojmë të gjejmë .Një kujtesë të jetëve të kaluara dhe të kulturave ,që nuk janë më .Por, që ende flasin me gjuhën e heshtur të vizatimeve, që e zbukurojnë tavanin e saj.Shpella e Lepenicës është më shumë se një pikë në hartë.Pra ajo është një dëshmi e fuqishme, që ndërlidh kohët.Një dëshmi e guximit të njerëzve, që kanë jetuar aty në gurët e saj të pagojë.Por ,ata që kanë ikur nga kjo botë.Dhe kanë dashur të lënë pas një shenjë.Kur e mendon. Është e bukur. Është sikur t’i prekësh me duar, pikturat e para të njerëzve të parë.Ata parardhësit tanë.Banorët të heshtur të kësaj lugine.Ata , që me duart e tyre të palodhur.Të vrarë nga koha.Çuditërisht krijuan imazhe, që flasin.Flasin me gjuhën e artit shkëmbor.Por nga ajo kohë shpërndahen mesazhe.
-Janë thinjur kaq shekuj, ore mik!Dhe ne, që nuk mund ti kuptojmë plotësisht. Por , që i ndiejmë në thelb të shpirtit.
3.
..Atëherë ishte kohë e largët.Një pasdite të zakonshme të vitit ’71. Ai shte një njeri si shumë të tjerë.Quhej Safet Zahaj.Banor i këtij rajoni,mësues bëri atë që do të ndryshonte përjetësisht kuptimin e historisë së kësaj zone.Ishte një njeri i thjeshtë dhe më duket e thamë njëherë këtë.Por, me një shikim, që kalonte thellë. Safet Zahaj,bëri një zbulim që do të ndryshonte përjetësisht konceptin e historiografisë.I ftuar për të treguar udhën për në një shpellë .
…Dhe ik e ikë mëriti atje.Mirëpo, ai nuk e dinte se kishte zbuluar një thesar.Gjatë një rrugëtimi nëpër male,ai has në një shpellë të paeksploruar.Jo shumë larg vendit të tij.Por, ajo që ai kishte zbuluar ,nuk ishte thjesht një shpellë.Dhe shpella mbante brenda saj. Piktura prehistorike.Që do të thotë nga kohët prehistorike.Shqip e lidhin këtë vend me periudhat më të lashta të historisë.
…Për fatin tonë shumë gjëra janë zbuluar kështu rastësisht.Dhe për ta identifkuar zbulimin shkëmbor.Diku besoj nga pranvera e vitit 1972, një ekip i udhëhequr nga arkeologu i njohur Prof. Muzafer Korkuti.Dhe sëbashku i shoqëruar nga drejtori i shkollës së Lepenicës, Shaban Llapi,udhëtoi drejt shpellës.Pas një udhëtimi të gjatë dhe të vështirë.Ata mbërritën në këtë vend të paprekur dhe e mbushur me mister.Pikturat, që zbuluan në tavanin e shpellës, ishin një dëshmi e pazakontë e ekzistencës së një kulture të lashtë, që kishte jetuar në këtë rajon.Këto vizatime, që datojnë qindra e mijëra vjet më parë.Por çfarë janë ato piktura ?
…Aha ato janë një shenjë e rëndësishme e komunikimit të njeriut me natyrën dhe botën e tij shpirtërore.Shpella e Lepenicës është një ndalesë e pashlyeshme në hartën e historisë .Ajo është një nga ato vendet, që të bën të ndjesh se çdo hap atje është i lidhur me atë që ka ndodhur shumë kohë më parë.
Shumë vite. Jo or jo- por shekuj më parë.
Pikturat në tavanin e shpellës janë më shumë se thjesht imazhe të thjeshta.Ato janë një ftesë, për të udhëtuar nëpër kohë dhe për të kuptuar më thellë mënyrën e jetës dhe të menduarit të njerëzve të lashtë.Ato janë një dëshmi e gjallë e mënyrës se si ata shihnin botën përreth.Dhe a nuk mund të jenë vetëm një pasqyrë e shpirtit dhe kulturës së atyre, që jetuan në këto male të thella dhe të bukura!
Në atë periudhë,Prof. Korkuti e konsideroi këtë zbulim si një moment të rëndësishëm për arkeologjinë shqiptar.Për ne, banorët e lashtë kishte me tepër se aq.Profesori duke theksuar se “këto piktura janë më shumë se një formë arti, ato janë një pasqyrë e jetës dhe besimeve të popujve që kanë jetuar në këto territore.”
…Pikturat e shpellës së Lepenicës janë një pasuri e çmuar, që nuk mund të kalohen përpara si thjesht, një tjetër zbulim arkeologjik. Ato janë një lidhje e drejtpërdrejtë me një botë që, për fat të keq, është humbur dhe harruar nga koha.
4.
vijë të pikturës dhe në çdo ndalesë të natyrës.Ndërsa kalojmë nëpër kohë gjithë, sy e vesh.Ndërsa ecim me kohën, këto thesarë, të cilat mbahen të fshehura në thellësitë e natyrës.Ende mbeten të pazbuluara, për ata që janë të gatshëm të kërkojnë më shumë se ajo që duket.Pra çfarë fshihet në ato heliogrife me gërma të kuqe? Për të kuptuar plotësisht, duhet të jemi të gatshëm të humbim veten në kërkimin për të zbuluar ato që janë fshehur! Dhe ata nuk i fshehën.S’kishin se si!Por i fshehu “pluhuri i kohës”.
Pastaj kjo shpellë modeste, na ka lidhur me një histori.Ajo që është më e lashtë se çdo histori tjetër, që ka kaluar.Por, si çdo thesari i madh.Në këtë mënyrë, Shpella e Lepenicës mbetet një ngushëllim për ata që besojnë se historia nuk është thjesht një rrëfim i kaluar.
Por një forcë, që ka ndikuar dhe që vazhdon të ndikojë, në çdo hap të jetës sonë. Ky vend, me pikturat e tij të lashta na thotë se në çdo hap që hedhim.Ne shohim botën e një shoqërie të lashtë.Dhe se megjithatë,mbetet përjetësisht e lidhur me ne.
Shpella e Lepenicës është gjithashtu një kujtesë e brishtë.Vizitat e pakontrolluara dhe shkatërrimi i pikturave , që janë tashmë të ekspozuara ndaj rreziqeve nga veprimtaria njerëzore.Kjo është një thirrje për ruajtje dhe mbrojtje të një thesari të paçmuar që na kujton se sa thellë jemi të lidhur me këtë tokë dhe historinë e saj.
5.
Morrëm bencin tim dhe me prof M.Kërkuti u nisëm një mesditë.Në rrugën e asaj kohe, ne rendim për në fshatin Gjormë.Besoj aty nga vitit 2008.Erdhi si një alarm i heshtur dhe i dhimbshëm nga një vend, që ka ruajtur sekretet e tij ,për mijëra vjet. Shpella e Lepenicës, kjo pasuri e lashtë, që e ka mbajtur në gjirin e saj.Frymën e një qytetërimi të humbur, po rrezikohej.Dhe nga kush pa le?
Nga barinjtë e zonës.Ata pa e ditur fuqinë e asaj, që po preknin.E kishin si strehë, këtë shpellë në motet e lagështa dhe me strërbima dimërore.Dhe ngaq s’kishin me se të mereshin.Bagëtit i kishin e strehuar atje në pritje, që moti t hapej.
…Dhe rri e rri e duke parë pikturat . Me kongij që bënin zjarr, filluan të llagosnin figurat e pikturave të lashta,që ndodheshin në tavanin e shpellës.Ku ta dinin ata se kështu ishin duke e këputur lidhjen me të kaluarën tonë të paçmuar.Ky ishte një dëm i pamenduar.Ngase dhe vet shpella nuk ishte vënë atë kohë në mbrojtje.Dhe kështu një dorë që i kishte ngulur gishta në zemrën e një historie të jetuar. Një histori, që mund të na fliste ende përmes gurëve dhe vizatimeve të saj.Kur ky rrezik u bë i njohur, u nisëm me prof. M.Korkuti.Ai ishte një njeri që ka ndarë gjithë jetën e tij midis gërmimeve dhe mbrojtjes së trashëgimisë.U nisën drejt fshatit Gjormë, që shtrihet pranë Shpellës, për të sensibilizuar banorët dhe nxënësit e gjimnazit për vlerën e këtij thesari të pafund ,që kishte mbijetuar për mijëra vjet.Lam më parë haber në shkollë.Aty u kërkuan atyre të kuptonin.Atje sipër në mal,ndodhej një thesar.Kjo nuk kishte të krahasuar. Shpella e Lepenicës ishte më shumë se një formacion natyror. Ishte një testament i një kohe, që nuk kishte lënë asnjë shenjë tjetër përveç këtyre vizatimeve.Teksa bisedonim me nxënësit gjimnazistë dhe të rinjtë,dikush nga ata ngulte sytë me një kureshtje të pastër.Madje na pyesnin dhe shikonim fytyrën e Kërkutit duke menduar se si ato piktura. Ato linja dhe figura të pashpjegueshme mund të flisnin për jetët e atyre, që dikur kishin ndarë këtë tokë me qiellin dhe malet e saj. Ata u ndjenë të lidhur me të kaluarën.Apo siç ne të gjithë ndjehemi kur zbulojmë një pjesë të vjetër të identitetit tonë. Ajo është , një monument, që rrëfen jo vetëm historinë e njerëzve që kanë jetuar këtu.Por edhe lidhjen e thellë të njeriut me natyrën dhe universin.Kjo është një trashëgimi, që nuk është thjesht e kaluara. Por një pasuri, që na përkufizon si komb dhe si individë. Që na lidh me paraardhësit tanë dhe me të gjitha ato që kemi humbur ndër vite. Pikturat,që ndodhen në tavanin e shpellës, janë pasuri e shkuar pasurisë.Ato janë më shumë se art.Ato vërtet shprehin punësit e ditës me figura e tyre .Por janë shpirtërore.Ato janë një pasqyrë e jetës dhe botëkuptimit të atyre, që jetuan këtu në një kohë, që na është humbur.Historia është si një rrjedhë uji.Por nëse e lëshojmë të kalojë, pa vëmendje.Ajo vijë uji mund të zhduket përfundimisht.Dhe duke lënë pas vetëm, një kujtim të shuar.Shpella e Lepenicës nuk është vetëm një monument i prehistorisë, është një pjesë e jetës sonë, e identitetit tonë kombëtar.
6.
…Para ardhjes së parë të arkeologëve në këtë luginë.Flitej se mulliri i kohës, kishte gdhendur më tepër bestini se sa realitete.Flitej se ishin shumë pasuri kulturore ,duke fshehur në tokën e saj të sertë shkëmbore.Aty ku guri gjendet në: “shtëpinë e vet,”.Dhe ata gurë janë për ne, diamante të qytetërimit të saj. Historinë e shkruar dhe gjurmët, që kanë lënë qytetërimet tona.Ata , që dikur kanë jetuar në këtë tokë. Janë thesarë, të papërshkrueshëm.Të mbështjellë në mister dhe të shtrira thellë,në krahinat malore të Vlorës.Në rrjedhën e kësaj lugine.Aty ku ku guri duket të jetë i ngrirë në një ngurtësim të pafund. Gjenden disa qyteza ilire.Ato që kanë pritur për mijëra vjet të zbulohet e vërteta e jetës së tyre.Për shekuj me radhë. Ato kanë qëndruar të fshehura.Siç fshihen perlat nga sytë e njeriut.Duke mbajtur brenda mureve të tyre të lashta një histori ,që fliste për mundimin, guximin dhe arritjet e një populli,që dikur dominonte këto territore.Nuk ishim ardhackë në këto troje.Ishim autoktonë.Këtu Zoti na fali tokën dhe jetën tonë.
7.
…Këto qyteza ilire, të rrethuara nga male dhe shkëmbinj të paarritshëm.Kush i ka vizituar ato e ndjen këtë poezi.Dhe se ato qëndra të lashta janë dëshmi e një jete, që ka kaluar larg syve të historisë së njohur.Larg dyerve të qytetërimeve që kanë shkruar fletët e të kaluarës.Qytetërimet ilire që janë perkrashi ishin të veçanta në formimin e tyre. Me qytet-shteti,që qëndronin të lidhura me natyrën,dhe me një marrëdhënie të veçantë me tokën që i rrethonte. Ata dinin se si të përdornin,atë që ofronte natyra,duke ndërtuar objekte të qëndrueshme dhe të fuqishme.Kështu ato të cilat janë mbijetuar deri në ditët tona.Por, përderisa këto qytetërime të lashta janë ndjerë të fshehura për dekada dhe shekuj.Ato kanë mbetur të padukshme për të shumtën e njerëzve.Ishin arkeologët, me shpirtin e tyre dhe me dashurinë për historinë.Ata arritën të gjejnë ato, të heqin shtresëzimet që i fshinin dhe të zbulojnë thesaret ,që kjo tokë kishte fshehur për kaq gjatë.Në mesin e këtyre thesareve, nuk janë vetëm mbeturina apo gurë të lashtë. Janë gdhendur në to imazhe të historisë, që e ngjallin këtë tokë. Kështu mes qytetete ilire .Në një trekëndësh .Janë edhe ato janë piktura të njohura vetëm për të kaluarën.Të shkrira në muret e shkëmbinjve.Janë fletët e një historie, që na thonë se këtu, në këtë luginë.Ndodhi diçka më shumë sesa thjesht ndërrimi i breznive. Këtu u krijuan kultura e lashtë.Ku çdo gur i gjetur dhe çdo pikturë e lashtë tregon një tregim. Që sot mund ta dëgjojmë vetëm duke i vënë veshin me kujdes.Dhe kështu,kjo luginë, e rrethuar nga malet dhe shkëmbinjtë, mbetet një dëshmi e heshtur e një kohe të lashtë që ka lënë pas një trashëgimi.Siç është kryeqendra Amantia në Ploçën e sotme.Aty ku kodra në formë koni nën këmbët e malit të Kudhësit.Pastaj vjen Cerja,Olympja ose Mavrova e sotme,shpellat e Velcës…
8.
“Shpella e shkruar” siç e njohin vëndasit.Dhe piktura e Lepenicës siç e njohin specialist.Është në shpatin verilindor të malit të Lepenicës diku te 800 m.Piktura përbëhet nga 27 figura.Këto figura janë vendosur në një plan që zë një hapësirë prej 1.40 m dhe 2,40 m.Sipas specialistëve përveç siluetave antropomorfe, në këtë vizatim vërehen disa motive gjeometrike, në trajtë katërkëndëshe të ndara në vija paralele e ca te tjerë në trajtë të parregullt Figurat e njerëzve janë trajtuar fare thjesht, në përrmasa që lëvizin nga 12 cm deri në 18 cm, me nga një vizë pungule të trashë për trungun e tyre e më nga një pikël te theksuar në majë per kokën, ndërsa gjymtyrët, d.m.th, krahët dhe këmbët e tyre janë vizatuar me kryqëzimin e dy vijave të lakuara poshtë.Dhe për më tepër kuriozitet flet libri i Prof.dr Muzafer Korkuti:”Piktura prehistorike shkëmbore e Lepenices”.shkrimet e R.Sokolit .ShBengu……
9.
Jam ulur te një gur i vjetër,si një dëshmitar i heshtur i kohëve. Shikoj luginën e lumit dhe ndjej një frymë të thellë.Ashtu si një poezi, që ka lindur prej dheut. Ky vend është një poemë e madhe.Ose një këngë e pafund, që tregon historinë e tij përmes çdo ndjesie dhe çdo pamje. Fshatrat përreth janë si vargje, që thurrin një histori dhe gjurmët e shkuara më shoqërojnë kudo. Nga shpella e Lepenicës, te shpellat e Velçës,deri te qëndrat ilire.Ato të gjitha janë si një rrugë kalimi që mban me vete kujtime të panumërta.Çdo gur dhe çdo fletë shuhen si të jenë pjesë e një fryme ,që e ndiej në ajër.Një frymë që ngjan me poezinë e lashtë. E shkruar me fjalë,por me ngjyrat e natyrës. Me dritën e diellit dhe hijet, që lë pas historia. Çdo vend është një fragment i një poezie ,që ka kaluar përmes shekujve. Aty, nën hijet kto.Kyve, shihen ende gërmadha të qytetërimeve që kishin lavdinë e vet. Ato,që jetuan e lulëzuan, por që tani janë vetëm kto.Ky,e që valojnë me erën, të ndjera si një melodi e humbur. Ndoshta historia e këtyre njerëzve është si një poezi e shkrirë në shpirtin e kësaj toke .Dhe çdo gur dhe çdo shpellë. Çdo lumë dhe çdo degë peme.Ato janë pasqyra të një bote të lashtë që, megjithëse ka kaluar, nuk është harruar kurrë. Ato janë si poezi të dhuruara për ne nga paraardhësit tanë, fjalë të shkrira në natyrën që na rrethon, duke kërkuar që t’i kujtojmë dhe të jetojmë me to.Ky vend është një kujtesë e përjetshme e lidhjes që kemi me historinë.Ajo, që është si një rrugë e thurur me dashuri, mundim dhe sakrificë. Dhe unë, duke qëndruar këtu, mes këtij peizazhi të mrekullueshëm, ndihem si një pjesë e kësaj poezie të gjallë. Çdo gjë është e lidhur: natyra, historia, dhe ne që e jetojmë atë. Kjo është e kaluarja, që nuk mund të harrohet.Si një poezi që do të vazhdojë të shkruhet.Jo në pergamente dhe as më shpirta.Por në ajër. Për aq kohë sa ne të kujtojmë dhe ta respektojmë këtë tokë, që na ka dhuruar gjithçka.
Në thellësi të luginës , aty ku heshtja tretet,
Shpella e Lepenicës, e lashtë në heshtje flet.
Mure të ftohtë,që mbajnë shenja të kohës,
secila linjë,secila gërvishje dhe gurët e mprehtë.
Hija e natës ,që fshin çdo gjurmë të dritës.
Por shpella mbetet si një frymë e mbështjellë ,
me mjegull dhe paqë, e mbushur me mister,
një histori e lashtë e treguar,aty udhëton.
Me hapa të ngadaltë,një poezi e ndalur në kohë.
Dhe,si një ditar i harruar,që jeton aty,
dhe na thotë që të kujtojmë, se kjo tokë,ka jetuar
më parë se ne,por do të jetoj edhe pa ty.
…Autori ka drejtuar parqet arkeologjike të Vlorës