Emi Krosi

KRIZA E LEXIMIT
Tema: Kriza e lexuesit dhe bumi i botimeve…
Tetori është muaji i letërsisë. Ato pak suplemente letrare apo edhe ndonjë ndonjë gazetë kulturore- letrare, që i japin zëshmëri dhe hapsirë këtë muaj të letërsisë në veçanti. Por, fenomeni i mosleximit është fenomeni më negativ, sepse interneti, është “vdekjeprurës” për letërsisë në përgjithësi.
Mesa duket, postmodenizmi “po vdes”. Lamtumirë, letrës për librat! Lamtumirë, librave të printuara!
Jetojmë në kohën e ibukëve. Kështuqë, lexuesit e paktë kanë futur në “krizë” edhe gazetat, që përveçse politikës mizerable, pak ose aspak përfaqësohen hallet, problematikat e mprehta sociale, sidomos vetë njerëzit. Letërsia klasike europiane, ka mungesë edhe në botime, ajo klasike shqiptare “ka tepri” kur edhe lexuesit e Kadaresë, tashmë janë pakuar. Problemi është edhe tek “adresimi” i gabuar dhe orientimi i lexuesit të ri, drejt letërsisë shqipe, por mungesa e kritikës profesionale, lë për të dëshiruar, por më vonë uroj të “flasë” me profesionalizëm, fundja ata që duan të shkruajnë dhec lexojnë, nuk kanë nevojë për kritikë.
Këto ditë kam qenë, në shumë promovime librash. Gëzohem që dikush, boton me kontribute të veta, dikush, me të familjes, dikush me sponsor, duke shtuar numrat e librave, ( por shumë pak letërsi e mirë, cilësia lë për të dëshiruar).
Po vërej, që disa femra kanë një “penë më të fuqishme” në prozë, sesa poezi, pasi poezia shkruhet…botohet, por nuk lexohet. Nuk dua të flas për cilësi, se lë shumë për të dëshiruar. Poetët, të vjetër dhe të rinj, meshkuj dhe femra, çdo ditë po bastardojnë rimën, (duke mëtuar të rimojnë, por çrimojmë), e them me dhimbje por nuk mund të hesht, dhe pse botuesit “e vegjël” nuk kanë kritere, sepse janë procedura burokratike (çdo botues kërkon përqindjen e vet, shitësi po ashtu, ajo që mbetet për autorin, ai vetë të ngarkojë librat dhe t’i shesë), sepse me “shit 10 libra, mbetesh në klasë”.
Botuesit e mëdhenj, kanë fatin “të përzgjedhin” por për emrat e njohur, për të panjohurit, çmimet janë në stratosferë dhe ajo më kryesorja, nuk i qas kush,( me ndonjë përjashtim, në formë bamirësie). Kjo është një vërejtje, jo dashakeqëse, se unë vetë jam një person që kam botuar, ( dhe kam hasur plot pengesa).
Si mund të rregullohet kjo?
Duke qenë të sinqertë, duke pranuar rregullat e lojës, duke u konsultuar me grupet e interesit dhe duke “pranuar” bisturinë e kritikës.