Nga Përmeti në Gryken e Këlcyrës!” -Melisa Baboci

Melisa Baboci

Në Përmet të qetë, ku fjala ka nder,
ku buka s’kursehet, po shtrohet ne tryezë,
ku miku nuk troket po hyn si në shtëpi,
dhe pritet me dritë, me besë e dashuri.

Aty ngrihet jeta si këngë e vërtetë,
pa zhurmë, pa mashtrim, po e pastër në jetë,
si diell që s’bërtet, por ndriçon çdo anë,
si zemër që rreh për njerinë e thjeshtë, pa fjalë.

Por udha na thërret… dhe zemra s’qëndron,
nga paqja e ëmbël në rrugë na çon,
ku mali bëhet gardh, ku koha flet fort,
dhe shpirti i vendit nuk njeh asnjë mort.

Dhe zbresim ngadalë në Gryken e Këlcyrës të thellë,
ku shkëmbi rri zgjuar si rojë mbi stelë,
ku era s’përkulet, po flet me fuqi,
dhe toka të thërret me zë historik.

Vjosa vrapon si zemër që s’di të ndalet,
herë e butë si lot, herë e egër si valët,
dhe gdhend nëpër gurë kujtime pa fund,
si gjurmë që as koha nuk mund t’i humbë.

O udhë nga Përmeti në gryke të forta,
ti lidh dy botë si një varg i shenjtë:
njëra me paqe, tjetra me zjarr,
njëra me zemër.

Dhe kush e shkel këtë rrugë një herë,
s’e harron më kurrë në asnjë pranverë,
se mëson një të vërtetë të madhe e të rëndë:
paqja dhe forca… janë një vend.