Prania Jote-Brixhilda Dede

Brixhilda Dede

PRANIA JOTE

Pranë meje si ngahera eja e dashur,
të dhimbëshmet fjalë sot do të kallzoj,
Për ditën kur të iki si trup,
por, prej teje s’ do të mungoj.
Kur të vijë ai çast, me vështrimin tënd në sy,
Si dritë që nuk shuhet, brenda territ të zi.
Mos e vër me vitet,
me kohën që shkoi.
Me trupin që si rëndon më tokës,
me frymën që na bashkoi.

Rruga jonë nuk mbaron këtu,
në proces tjetër shndërrohet.
Do të jem një fllad i lehtë unë,
do të hyj thellë gjoksit.
Kripë deti do të bëhem, ti ngjitem tëndes lëkurë.
Aty ku sheh qenie të gjallë,
ta dish, jam i padukshmi “unë.”
Lumturohu me heshtjen,
me fytyrën e egër të së vërtetës.

Dy lumenj të heshtur, udhëtimit të ri.
Unë në një krah e në tjetrin, ti.
Shpinës do të mbajmë, aq sa kemi jetuar,
gjithë sa kemi ndjerë.
Detit të përjetësisë,
kur ndjenjat të ngjizen rëzë mali.
Koha për një çast,..para nesh, do të ndali.