Jetim
Ku je, nëna ime? Kush të mori vallë?
Atje lart mbi re, më thonë të kanë çuar.
Nën, o nën e dashur, pse më le jetim?
Vetëm si zog klloçke, po qan shpirti im.
Brenda në shtëpi, është bërë akullnajë,
Zemra më është tkurrur, me lotin kulluar.
Sytë i mbaj te porta, mos vij nënja ime,
Të më rrisësh si zogun, s’ka gjë me thërime.
U nisa te varri me dy trëndafila,
Te kërkoja nënën, këndonin bilbila.
Bilbilat këndonin, bashkë me zërin tënd,
U stepa i gjori dhe ngela në vend.
Zërin e dëgjoja dhe qaja me lot,
Hajde mami, hajde, se nuk jetoj dot.
Lart mbi varrin e mamit, toka regëtinte,
Shpirtin më kish djegur, moti vetëtinte.
Binin pika shi, dërguar nga Perëndia,
Me lotin e nënës, të zbus dhimbjet e mia.
Ah, o nënën ime, unë jam vocërrak,
Dhembjet më shumë shtohen,
Derisa të vij pranë.