Kujtesa e heshtur e shtëpisë si pjesë historike e kultures
nga Zamira Agalliu



Në shtepitë e vjetra shqiptare, muret e gurtë të lyer me gëlqere ruajnē zēra, hapa, këngë , vaje e ninulla në heshtje ..
Cdo derë tē conte në një botë më vete.
Oda si institucion ka rrenjē tē lashta në traditēn shqiptare sidomos si vend mikpritje dhe kuvendi.
Megjithatē , ndarja më e theksuar e hapsirave Gratë vec e Burrat vec u theksua gjatë perjudhes Osmane , kur modeli i jetesës mori ndryshime tē reja kulturore.
Por përtej historisë së ndikimeve, ajo që mbetet është simbolika .
Nēse Oda e burrave ishte zëri i shtëpisē, Oda e Grave ishte kujtesa e saj , ishte vendi ku familja ruante Shpirtin, ku Tradita kalonte nga duart e nënës te duart e bijēs, nga ninulla te ēndrra.
Gjishtat e Grave endnin fijet e pajës , qēndisnin lulet mbi pëlhurē, rregullonin djepin e foshnjes dhe , bashkē me punēt e pērditshme, endnin edhe kujtesen e familjes.
Në atē hapsirē lindnin ninullat, pëshpēriteshin kēshillat e nënave, ruheshin sekretet dhe trasmetoheshin zakonet që nuk shkruheshin në libra, por mbeteshin tē rrēnjosura në shpirt.
Nē mozaikun e pasur tē trashgimnisë etnografike shqiptare, organizimi i hapsirave tē banesave tradicionale përbën njē dēshmi tē vyer të jetēs shoqerore, tē roleve familjare dhe tē kujtesës kulturore.
Midis kētyre hapsirave , Oda e Grave zë njē vend tē posacem , si shprehje e botēs sē brendshme tē shtepisē dhe rolit tē gruas në ruajtjen e vazhdimësisë shpirterore tē familjes.
Në traditën shqiptare , Oda ka qenë një institucion i hershēm i mikpritjes dhe i kuvendit .
Në heshtjen e Odes së Grave, rritej brezi i ardhshēm, nënat sē bashku me qumēshtin e gjirit mëkonin edhe patriotizmin.
Fēmijet mēsonin ndjenjēn e dashurise për atdheun, perkujdesjen , urtesine e fjaleve te thena me ze te ulet por me dashuri të thellê nga nēnat.
Aty Gruaja shqiptare , shpesh pa zhurmē dhe pa emēr në kronikat e kohë, mbante mbi supe vazhdimësinë e jetēs.
Ajo pērfaqsonte jo vetēm dhomēn ku priteshin miqtē por edhe vendin ku zhvillohej jeta sociale e shtepisë, ku bisedat mernin formë, vendimet dhe marrdhēniet me komunitetin .
Brenda kēsaj strukture , ndarja e hapsirave nē Odē Grash dhe Odē Burrash, pasqyronte rendin patriarkal tē kohës dhe njē organizim të qartë tē funksioneve familjare.
Oda e burrave ishte zëri publik i shtēpisë : vendi i kuvendit, i bisedes dhe i mikpritjes.
Ndersa Oda e Grave ishte zemra e heshtur e shtepisë.
Edhe nē hapsirat e tjera tē shtēpisē zhvillohej jeta e përditshme familjare , përgatitej paja, qēndiseshin tekstilet, ruheshin ritualet e gatimit si dhe trasmetoheshin kēngët, ninullat, rrēfimet dhe zakonet që formonin kujtesën e brezave.
Nē kēto hapsira, gruaja shqiptare luante një rol themelor në përcjelljen e traditës.
Ajo ishte bartëse e kulturës dhe e artit popullor, duke e kthyer Odën në njē qendër të vërtetë të edukimit familjar.
Pikërisht aty mēsoheshin fjalēt e para të ninullës, rregullat e mikpritjes dhe etika e jetës së pērbashkët.
Nga këndvēshtrimi historik , institucioni i Odes ka rrenjē tē forta autoktone shqiptare, sidomos si vend kuvendii dhe mikpritje.
Megjithatë , ndarja më e theksuar e hapsirave sipas gjinisë u perforcua gjatë perjudhës Osmane, kur modeli i banesës dhe organizimi familjar morën ndikime te dukshme nga kultura e Perandorisë Osmane .
Për këtë arsye , Oda e grave përfaqson një fenomen kulturor të shtresëzuar , ku tradita vendase shqiptare ndërthuret me ndikimet historike Osmane .
Kjo bashkejetese e elementeve kulturore e bënë atë njē objekt të rëndësishëm studimi për etnografine dhe historinë sociale shqiptare.
Sot në Muzeologjinē dhe studimet kulturore , Oda e Grave mbetet Simboli i traditës së hershme shqiptare.
Vendi ku tradita nuk shpallej me zë të lartë , por ruhej me përkushtim në heshtjen edhe krenarisë se pērditshmērisë .
Nē odēn e burrave jehonte fjala .
aty priteshin miqtë, shtroheshin kuvendet, lidhej besa dhe peshohej mendimi. jepej fjala për fejesa dhe martesa tē femijëve.
Ishte hapsira e jashtme e familjes , zēri i saj përball të tjerēve.
Nē anën tjetër tē shtëpisë vinte era e bukës së sacit apo aroma e leshit qē sapo ishte endur në tezgja.
,………………….