Aromë Djalërie!
Si një ëndërr shkon e vjen,
Jetë, pse kaq shpejt harbuar?
Fotot… mendja të gënjen!
Ku më ikën dhe mu fsheh’në,
Ajo botë, rinia ime.
Kujtimet rehat… s’të lënë,
Të qeshurat, endërime!
Ku më vanë, kush m’i vodhi?
Shpirtit s’ja mbaj dot.
Ish një moshë, thonë, djalërie,
Lodhem, s’filitem… por më kot!
Rri e flas me nostalgjitë,
Ca të qeshura, ca… menduar.
Ca vështrimin hedhur larg,
Ca “adion”… lënë ndër duar!
Eh, aromë, aromë rinie,
“Serenata”… tingëllon.
Vitet supeve më bëjnë hije,
Dikush vjen, “dikushi”… shkon!
(Fotot, kujtime 84-88…)
