Na ishte njëherë një kalif i ri…Tomi Buzi.

Na ishte njëherë një kalif i ri…

Satir !

Na ishte njëherë një ‘stan’

me ‘kalif’ të ri,

me epigrafë ,

dhe stemë heraldike në derë:

”Këtu eksperimentojmë

jetë për merakli,

përqafuar bashkë ”dimër edhe verë..” !

Vinte dhe hiqte qylaf e borsalina

çdo ditë.

U ngrehos të bënte të parin e

Ballkanit!

Zgjodhi cjepër rrace

të përçiste dhitë ,

t ‘i kthente në ‘plleja’ për të shtuar

stanin!

Tufa e deleve përzier me

dhi e ftujake ,

rrinte e priste në vathin

ku i kishin futur,

‘Bareshat’’

me buzëqeshje paranojake .

Lëshonin jarg,

kolltuqeve ku rrinin ulur !

Lukunia e hajdutëve me kalifin në krye

s’bënin gjë tjetër,

veç numëronin fitimet .

Tufa brenda vathit blegërinte

pas tyre ,

duke pritur ‘ujqërit’, të ndërronin

qimet !

U përvesh ‘kalifi’ për punë të ‘mëdha.

Ngrihej natën mbante fjalime

për armiq

dhe për delet e rracës zgjodhi,

të kërcenin tallava .

Deshët mbanin varur, kurora me fiq !

‘Mbreti’ i kalifatit s’rrinte brenda stanit .

Sodiste nga poltrone

me lëkurë të vjetër ,

sillej si ‘profet’ ,

pagëzuar nga shejtani..

Predikonte ‘psalme’, prej një

bible tjetër.

Jeta e kalifit i ngjante botës ‘

barbone” :

Sundonte si pasha me

plot konkubina.

Rrjeti i merimangës formonte

skalione,

të “kulloste” tufën oazeve

me mbeturina!

Nën ‘ ‘ylber’ ‘

turfullonte gjithë qënëria ,

lehnin e kafshonin çdo stan me ‘dele’.

Paraja derdhej lumë

nga gjithë lukunia ,

t ‘i mbulojnë bythën dhisë, shqyer në zabele..!

Eh, ky pinjoll i së shkuarës së ”lavdishme”,

marr nga rruga, si një hajdut ‘

zotëri’.!

Ata që ngritën stanin sojë

sataniste ,

e promovuan sundimtar,

kalifin e ri !

Kalifati me dele e dhi bishtpërpjeta ,

u rrethua shpejt me

qenë-roje rrace .

Kalifi i zgjodhi, të kishte

shumë shterpa,

që mbarsjen ta bënte me cjepër

piace !

Kështu rrodhën vitet e Kalifit

në pushtet,

si sulltanët me konkubina

e hyzmeqarë ,

vendi u braktisë nga shqiptarët e shkretë..

rrugëve nëpër botë, mbetur si

qyqarë!

Thonë, që kalifi’me çertifikatë

”aftësie..” ,

e kaloi jetën në saraje,

si pasha Toptani!

Pati shumë kërkesa nga stane

Serbie,

që t’a kurorëzonin ”cjap”, në krye

të Ballkanit !

Thonë që vrapoi shumë, në të

t’jera ‘kalifate’

të mësonte ç’duhej, që të bënte

histori!

Bëri plot portrete me dele e ftujake ,

të përjetësonte me para

,një ‘’perandori.”!

Thonë që ‘barinjtë’ e tufës

sorrosiane ,

nuk e pyesnin më si dikur,

si kryebari !

Ra në hall të madh veshur

me çitjane,

s’po zgjidhte dot cjepër për

akademi !

Dukej se priste të tjerë ‘’barinj’’

me huqe

nga përtej oqeanit, për punë të mëdha .

Thonë që bëri ‘dallgë’

një kartel e kuqe,

për t’i shpëtuar ”vathit”,pa emrin, “Tallava!”

I la dhi e dele mbyllur nëpër stane ,

t ‘i fuste me të tjerë, Ballkanit

prej Serbie!

Me ”bar” thonë, mbushi shumë

çitjane..

të paguante ”ustallarë”,që ngjisnin

bishta dhie !..

@Tomi Buzi.

29.09.2025.

Shqiptaria !