Erget Cenolli

PREJARDHJA ILIRO-SHQIPTARE NJË PREJ TEORIVE MË SHKENCORE NË LËMIN E PREJARDHJES SË POPUJVE
Asnjë teori tjetër nuk është më shkencore sesa prejardhja Ilire e popullit Shqiptar. Kjo teori përfshin disa rrafshe:
Rrafshin gjeografik
Rrafshin prehistorik e historik
Rrafshin arkeologjik
Rrafshin mitologjik
Rrafshin folklorik
Rrafshin antropologjik
Rrafshin etnologjik
Rrafshin gjuhësor
Rrafshin gjenetik
Që prej vitit 1709, kur Golfrid Vilhelm Lajbnic deklaronte, se: “Ju më keni dhënë një kënaqësi të madhe duke më njoftuar se keni marrë një libër dhe një fjalor të gjuhës shqipe, nga kjo mësojmë se KJO ISHTE GJUHA E ILIRËVE TË LASHTË”, studimet shkencore rreth kësaj teorie janë shtuar e zgjeruar me të dhëna të shumta. Historikisht është provuar se në asnjë kohë nuk ka pasur lëvizje popullatash që të zëvendësojnë popullatën vendase. Gjeografikisht shqiptarët banojnë në ato troje ku banonin fiset më përfaqësuese Ilire (Enkelejtë, Dasaretët, Taulantët, Bylinët, Liburnët, Ardianët, Dardanët etj etj.). Prof. Çabej solli në dritë shumë emra vendesh e njerëzish që rrëfejnë vazhdimësi të pandërprerë Iliro-Shqiptare, po ashtu në këtë hulli janë edhe studimet mitologjike e etnologjike dhe në dhjetëvjeçarin e fundit, studimet në fushën e gjenetikës.
Disa teori periferike që vënë në dyshim këtë fakt janë të ndikuara politikisht nga qarqe që kanë luftuar popullin shqiptar me metoda genocidiste
Në të ardhmen mbeten fusha të hapura studimet e mëtejshme në të gjitha rrafshet e mësipërme, por sidomos në rrafshin gjenetik dhe të përfundojnë disa studime në gjuhën e Mesapëve, të cilat do ta pasurojnë edhe më tej teorinë shkencore të vazhdimësisë së pandërprerë Iliro-Shqiptare.
Erget Cenolli d.v.
Korçë, më 30. IX. 2025