Ka njerёz- Anila  Toni

Ka njerёz

Ka  njerëz… që,ecin  me  dy këmbë…

Dhe me të  dyja këmbët …të shtypin

Ka njerëz, që hanë bukë të‘’panginjur’’…

Dhe me dhëmbë,të shtypin…të mbysin

Ka njerëz,që klithin.. se kanë zemër…

Dhe zemrës tënde,ia lidhin aortën

Ka njerez, që servirin lavdi të’’ rreme’’

Dhe duke të    mohuar, kurrë nuk u  ngopën

Ka njerëz,që kanë në trup…një lëkurë…

Dhe me‘’ shtatë lëkura’’…krejt’’kameleonë’’janë

Ka njerez…që ‘’ damkosin ‘’ drama njerëzore

Dhe  Hamletët-Hamletet…thonë: Jam,a s’jam?

Ka njerëz,që kanë shumë buzëqeshje….

Dhe krojet  e    buzeqeshjeve  të tu,i thanë

Ka njerëz, që kanë …kanë ,pooo, dy duar…

Dhe paqen,  as e    kërkuan e as e dhanë…

Ka njerëz  që    mbajnë fjalime humane…

Dhe kurre,as mbollën,as korren dashuri…

Ka njerez,si  krokodilë derdhin lotë të rremë

Dhe  lotet, as i lexuan,as i  panë në sy…

Ka  njerëz,që shpallin se kanë    shpirt…

Dhe frymën ‘’na moren‘’ e shpirt,kurrë s’u dhanë

Ka njerëz,që kanë…kanë  dy    mushkëri…

Dhe frymën njeriut  dhe botës,ia kanë marrë…

Ka njerëz ,që  gjuha, ah, gjuha, kockë,nuk u ka

Dhe me gjuhë  kockat,gjer në rrasht t’i thyejn…

Ka njerëz ,që lakojnë se digjen e kanë mall…

Dhe në ‘’mall’’,të kthejnë,pa grimën fjalë…

Ka njerez,qe kanë…kanë duar të forta…

Dhe me duar…gropën,gropën ta hapin

Ka  njerëz,që dorën të shtrengojnë,u besuam

Dhe me duar ’’hartat e humnerë’’,të    shpallin

Ka njerëz,që kanë sy e ‘’ndricojne dritë’’…

Dhe me  natën çdo  ëndërr tende e fikin…

Ka njerëz,që zvarriten me duar e me kembë

Dhe me duar të mbysin e pranga të venë në    këmbë

Ka njerëz që,të përshëndesin e të thonë mirëmëngjes

Dhe gatuajnë formulën e kobshme :Të jesh- Të mos jesh

Ka njerez,që të përshëndesin e të thone ,natën e  mirë

Dhe me trurin flet,pse trupi  është i heshtur,i ngrirë

Ka njerëz … ende, ende .., që puthen në buzë…

Dhe me buzë në rrugë çdo ditë të ’’ pështyjnë’’

Ka njerëz, që flasin shumë…’’sa shumë gjuhë’’…

      Dhe në të gjitha  gjuhët e ‘’botës’’…”të      ndyjnë”..