
Poezi nga Anila Toni
Ka njerёz
Ka njerëz… që,ecin me dy këmbë…
Dhe me të dyja këmbët …të shtypin
Ka njerëz, që hanë bukë të‘’panginjur’’…
Dhe me dhëmbë,të shtypin…të mbysin
Ka njerëz,që klithin.. se kanë zemër…
Dhe zemrës tënde,ia lidhin aortën
Ka njerez, që servirin lavdi të’’ rreme’’
Dhe duke të mohuar, kurrë nuk u ngopën
Ka njerëz,që kanë në trup…një lëkurë…
Dhe me‘’ shtatë lëkura’’…krejt’’kameleonë’’janë
Ka njerez…që ‘’ damkosin ‘’ drama njerëzore
Dhe Hamletët-Hamletet…thonë: Jam,a s’jam?
Ka njerëz,që kanë shumë buzëqeshje….
Dhe krojet e buzeqeshjeve të tu,i thanë
Ka njerëz, që kanë …kanë ,pooo, dy duar…
Dhe paqen, as e kërkuan e as e dhanë…
Ka njerëz që mbajnë fjalime humane…
Dhe kurre,as mbollën,as korren dashuri…
Ka njerez,si krokodilë derdhin lotë të rremë
Dhe lotet, as i lexuan,as i panë në sy…
Ka njerëz,që shpallin se kanë shpirt…
Dhe frymën ‘’na moren‘’ e shpirt,kurrë s’u dhanë
Ka njerëz,që kanë…kanë dy mushkëri…
Dhe frymën njeriut dhe botës,ia kanë marrë…
Ka njerëz ,që gjuha, ah, gjuha, kockë,nuk u ka
Dhe me gjuhë kockat,gjer në rrasht t’i thyejn…
Ka njerëz ,që lakojnë se digjen e kanë mall…
Dhe në ‘’mall’’,të kthejnë,pa grimën fjalë…
Ka njerez,qe kanë…kanë duar të forta…
Dhe me duar…gropën,gropën ta hapin
Ka njerëz,që dorën të shtrengojnë,u besuam
Dhe me duar ’’hartat e humnerë’’,të shpallin
Ka njerëz,që kanë sy e ‘’ndricojne dritë’’…
Dhe me natën çdo ëndërr tende e fikin…
Ka njerëz,që zvarriten me duar e me kembë
Dhe me duar të mbysin e pranga të venë në këmbë
Ka njerëz që,të përshëndesin e të thonë mirëmëngjes
Dhe gatuajnë formulën e kobshme :Të jesh- Të mos jesh
Ka njerez,që të përshëndesin e të thone ,natën e mirë
Dhe me trurin flet,pse trupi është i heshtur,i ngrirë
Ka njerëz … ende, ende .., që puthen në buzë…
Dhe me buzë në rrugë çdo ditë të ’’ pështyjnë’’
Ka njerëz, që flasin shumë…’’sa shumë gjuhë’’…
Dhe në të gjitha gjuhët e ‘’botës’’…”të ndyjnë”..