Tomi Buzi

Folmë moj e ftohtë si guri !
Motive popullore .
as t’ kam pa, as m’ ke pa kurrë,
e pse dreqin m’ tundon përherë..
heshtja jote, plot marak e nurë !
Pak buzëqeshje lëshon prej nuri
e pak pshertimë prej gjoksi t’ delë
folmë moj ti q’ mri ftohtë si guri ..
e m’ dërgo fllade, me m’ përkdhel !
N’ qofsh e hijshme, e naze shum ,
kujdes hapat kur shkon si hanë,
veç pak shpirt m’ dërgo moj lum,
t’ njyj penën, e t’ shkruj nji kang !
Pse m’ fëshfërinë si fllad i ftohtë
kur shkon vargjeve n’ drit t’ hënës,
të dy jetojm në t’ njëjtën botë ,
fshehun thellë, honeve t’ zemrës !
E nij tik-takun mbi psherëtima
sikur shkonë mbi muzën time ,
n’ synin tand shkojn vetëtima ..
e m’ bajn shpirtin cop e thrime !
Hyn e delë n’ vargjet e mia,
Si një zan n’ zjarr t’ Nimfeut,
aty djegë, e përvlon vetmia ..
n’ karshillëk me flakt e ferrit !
Eja bash si flladi me m’ përkdhel
n’ daç dërgoma nji fjal t’ uruar ,
veç syt e buzën ke me m’ çel ..
e pak nja’t zemër të përvëluar !
N’ qofsh e bukur e nurë plot
eja t’ vallzosh mbi vargjet e mia,
n’ qofsh e mënçur, m’ soje kët bot ..
që ka pushtu paraja dhe marri-ja !
Naj po t’ lutem, më dërgo nji fjalë,
me ja q’ nis nuskë synit tand t’ zi ,
veç at’ herë do t’ shuaj zjarr e mall,
t’ mos m’ ket shpirti ma kurr, marri !
–Më pëlqejn vargjet në dialektin Gegnisht, ndaj mendova ta provoj nëse arrij diçka..! Faleminderit lexuesve që më kuptojnë, edhe nëse nuk kam arritur ta përcjell tamam në Gegnisht !
Ju përshëndes !
Tomi Buzi.
03.02.2023.