Elda Jorganxhi

Rrënojat e Vetvetes-
Rrëzohemi… dhe prapë ringrihemi.
Nga pluhuri i vetvetes fshihemi.
Ndërtojmë mbi rrënojat e ëndrrave të thyera.
Qajmë për mëkate të pakryera.
Ecim në rrugicat e pashtruara.
Kujtimet peshojnë si gurë në shpirt.
Helmuar, jeta rrjedh ngadalë në damarë.
Para vdekjes si barbarë.
Me zjarrin luajmë, me fjalët vuajmë.
e çdo gabimi na djeg në shpirt.
Veten nga vetja ruajmë, historinë shkruajme.
Vuajtja mbetet e pashtershme në kthim.
Tragjike mëshira e armikut,
ndonjëherë si ngushëllim i ftohtë, pa shpëtim.