Rrënojat e Vetvetes-Elda Jorganxhi

Rrënojat e Vetvetes-

Rrëzohemi… dhe prapë ringrihemi.

 Nga pluhuri i vetvetes fshihemi.

 Ndërtojmë mbi rrënojat e ëndrrave të thyera.

Qajmë për mëkate të pakryera.

 Ecim në rrugicat e pashtruara.

 Kujtimet peshojnë si gurë në shpirt.

Helmuar, jeta rrjedh ngadalë në damarë.

 Para vdekjes si barbarë.

Me zjarrin luajmë, me fjalët vuajmë.

 e çdo gabimi na djeg në shpirt.

 Veten nga vetja ruajmë, historinë shkruajme.

Vuajtja mbetet e pashtershme në kthim.

 Tragjike mëshira e armikut,

ndonjëherë si  ngushëllim i ftohtë, pa shpëtim.