Dashuri-Ela Zdrava

Është pak të shkruash për dashurinë perderisa thellësia e zemrës është e pafund, por është shumë për mua, kur vargjet përcillen plot oksigjen ,përderisa ia ndiej frymëmarrjen çdo fjale nëpërmjet interpretimit brilant të mikes së vargut tim artistes Moza 🌻Mimoza Poshja Dervishi🙏🌹🥰❤️

✍️ Autor : Ela Zdrava

🎤Interpretoi : Mimoza Dervishi

Dashuri

Ma zbërtheve shpirtin,

duke puthur komçat një nga një,

me ndroje u gjenda para teje,

me kemishën e dashurisë,

që pulsonte ethshëm,

dhomat e zemrës, që ndeze ti,

në frymën tënde mora gjak,

shekuj në përjetësi.

Lëkura nuk po më duhej

nga trupi im dola,

shpirti më rrëmbeu

në përqafimin tënd,

e në paqe u thërrmova.

24/11/2005

Vëllimi poetik “Ishte kohë për dashuri”

©2005 Ela Zdrava

Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel 👆

👉Turn on the 🛎️ to be notified for all

the new songs and poems