Është pak të shkruash për dashurinë perderisa thellësia e zemrës është e pafund, por është shumë për mua, kur vargjet përcillen plot oksigjen ,përderisa ia ndiej frymëmarrjen çdo fjale nëpërmjet interpretimit brilant të mikes së vargut tim artistes Moza
Mimoza Poshja Dervishi![]()
![]()
![]()
![]()

Autor : Ela Zdrava
Interpretoi : Mimoza Dervishi
Dashuri
duke puthur komçat një nga një,
me ndroje u gjenda para teje,
me kemishën e dashurisë,
që pulsonte ethshëm,
dhomat e zemrës, që ndeze ti,
në frymën tënde mora gjak,
shekuj në përjetësi.
Lëkura nuk po më duhej
nga trupi im dola,
shpirti më rrëmbeu
në përqafimin tënd,
e në paqe u thërrmova.
24/11/2005
Vëllimi poetik “Ishte kohë për dashuri”
©2005 Ela Zdrava
Subscribe to Ela Zdrava’s Offiicial Channel ![]()
Turn on the
to be notified for all
the new songs and poems