Dhimbja është në zemër-Çerazela Kondi

DHIMBJA ËSHTË NË ZEMËR.

Tregim.

Fshati ishte i heshtur!

Shtëpitë,dikur plot zëra fëmijësh,tani

rrinin të mbyllura,me dritare të pluhurosura

dhe oborre të zbrazta.

Vetëm disa gra të moshuara,me shami

të bardha dhe hapa të ngadaltë,

endeshin rrugëve të gurta si hije e të shkuarës.

Njëra prej tyre,ishte nënë Havaja.

Ajo dilte çdo ditë nga shtëpia e saj e vjetër,

mbështetur në një bastun,dhe shkonte

drejt Gurit të Lotëve,një shkëmb i madh në hyrje të fshatit,kur dikur përcilleshin bijtë

për në kurbet.

Aty kish përqafuar për herën e fundit djalin e saj, Fatjonin, para 18 vjetësh.

– Do të kthehem shpejt,nënë,- I kish thënë ai

me sytë plot ëndrra.

– Mos harro bir,lotin e nxjerr syri,por dhimbjen zemra,- I kish thënë ajo duke e përqafuar fort.

Por Fatjoni,nuk u kthye!

Fillimisht telefononte,pastaj shkruante.

Pastaj…heshti!

Nënë Havaja nuk e dinte as ku jetonte,as si dukej.Çdo të dielë,shkonte tek Guri i Lotëve.

ulej aty dhe fliste me gurin,sikur të ishte

djali i saj.

– O bir,më ke harruar?

-Të kujtohet si të kam rritur?

Me duart të plasaritura nga puna?

Me zemër që nuk u lodh kurrë?

Nënën,nuk mund ta zëvendësojë askush

ndërsa nëna i zëvëndëson të gjithë!

Fshati,kish shumë nëna si Havaja.

Nënë Liria që kish tre djem në Gjermani

por asnjëri nuk vinte.

Nënë Sofija,që skish më zë për të thirrur,

por vetëm sy për të pritur.

Ato nuk kishin më asgjë,vetëm kujtime.

Kujtimet,nuk ngrohin,nuk përqafojnë,

nuk flasin!

Në netët e gjata,kur era frynte si një vajtim i largët,nënat flisnin me veten:

-Bijtë tanë,u bënë të huaj në tokën e tyre.

U bënë të huaj për ne!

Dhe ne…u bëmë hije në pragun e shtëpisë!

Një ditë,një makinë ndaloi në hyrjen e fshatit.Një burrë doli prej saj,me sy të lodhur

dhe flokët të thinjur.

Ishte Fatjoni! Kishte ardhur më në fund!

Por kur shkoi tek shtëpia,e gjeti bosh.

Nëna Hava,nuk ishte më!

Vetëm një letër në tavolinë:

– Të prita gjatë bir! Mos ma kërko varrin!

Varri im,është në zemrën tënde!

Fatjoni,shkoi tek Guri i Lotëve.

U ul aty,si dikur nëna e tij.

Dhe për herë të parë,qau.

Por lotët,nuk e shuanin dot dhimbjen!

Dhimbja,nuk është në sy!

Dhimbja,është në zemër!

Cerazela Kondi,8 Tetor,2025,Athinë!!