
Bilal Xhaferit
Hijet të ndoqën egërsisht,
Që prej të pafajshmes fëmijëri,
Por ti u ngrite si Anteu,
Magjia e Ninatit të ngjizi,
Trualli i Hasanit të forcoi,
Çeta e hipokritëve klasorë,
Si Prometeun të kryqëzoi.
Por ti u ndeshe trimërisht,
Me jetën stuhi e furtunë,
Fjala jote tundi themele
Edhe malit i nxorri shkumë.
Shkumë që e jargaviti,
Se Ti i nxorre kallajin,
Me tërbim ai të goditi,
Te biografia ta gjeti fajin.
E kuptove shpejt rrezikun,
Klonin si luan kalove,
Dhe në vendin e lirisë,
Si shqiponjë fluturove.
Prej andej dritë u ktheve,
Dritë shpërndarë nga obelisku,
Me detin ke çfarë kuvendon,
Vjen pranvera, shpërthen bisku.
Sh. S. Sarandë.