Vullnet Mato

SYRI I LUANESHËS
(Motiv rinor)
Një sy luaneshe
sodita rastësisht,
qeshi e më pas
më goditi me bisht;
Ai sy i madh,
me qerpikë të gjatë,
më zgjoi nga gjumi,
në mesnatë;
Ai sy, ku shikimi
më shkoi në befasi,
m’i mbajti sytë
lidhur në skllavëri;
Ai sy shkrepi befas
shkëndija saldimi
dhe te vetja,
ma ngjiti vështrimin;
Ai sy me qepallat
plot gjilpëra,
thellë në zemër
m’i nguli të tëra,
Ai sy, më hoqi trurin
nga koka ime,
e ma mbushi kafkën
me lodra intime,
Ai sy i ngjasuar
me gjeratore lumi,
ma ka fundosur
për fare gjumin.
Oh, ç’desha t’i shihja
luaneshës atë sy,
se më përpiu të tërin,
në thellësinë e tij!…
Komentet
Lutu qe ke shpëtuar,hahahahahaha bukur shume si hovet rinore .
Valentin Perlala

Filloreta Mullalli Ahmetaj
Nje poezi shume e bukur.
Gjon Rroku
Ura që lidh njeriun me botën ,që e bën të jetojë me ëndrrat dhe dëshirat e tij,janë sytë. Me sytë ndjehet dhe shijohet e bukura dhe shëmtuara; gëzimet dhe hidhërimet. Jo pa qellim, populli dhe urimet e mallkimet i ka lidh ms sytë! Poeti ynë njohës dhe …