Gëzim Llojdia

1.
Historia e futbollit shqiptar ka disa momente që janë kthyer në legjendë. Një para tyre është padyshim nata e 30 shtatorit 1987, kur në stadiumin e madh të JNA-së në Beograd, Sokol Kushta me një “projekt” nga zona jashtë e çoi Flamurtarin në raundin e dytë të Kupës UEFA dhe zhyt në heshtje mbi 50 mijë tifozë serbë
Kujtojmë se rreth 40 vjet më parë, “Flamurtari” i Vlorës shkroi një faqe të paharrueshme në historinë e futbollit shqiptar, duke gjunjëzuar Partizanin e Beogradit dhe duke e larguar nga kupat e Evropës një arritje që tronditi jo vetëm stadiumet shqiptare, por edhe skenën europiane.Kur shorti i Kupës UEFA vendosi përballë Partizanit të Beogradit me Flamurtarin e Vlorës, tifozët dhe analistët serbë nuk e fshehin ironinë.“Formalitet”, thoshin, duke nënvlerësuar futbollin e Shqipërisë së izoluar dhe duke tallur atë që e quanin “futboll bunkerësh”. Edhe pas raporteve 2:0 në Vlorë, ata besonin se kthimi në Beograd do të ishte një faqe.Ajo ndeshje mbetet një simbol i vendosmërisë, guximit dhe shpirtit të pandalshëm të futbollit vlonjat.
2.
Rreth vitit 2000, pata fatin të takoja njërin prej protagonistëve të asaj epoke të artë bombardierin e madh të “Flamurtarit”, njeriun që rrëzoi në gjunjë portierët më të mirë shqiptarë të viteve ’80: Vasil Rucin. Ai ka lindur në Vrenezë, një vend i vogël që ruan ende aromën e fëmijërisë dhe historitë e dikurshme, dhe që dikur njihej si lagjja pranë agjencisë. Vendlindja e tij është regjistruar në një muaj të brishtë 17 shkurt 1958 një datë që shënon lindjen e një talenti që do të futej në legjendën e futbollit shqiptar.
Kur e takova, ai nisi të rrëfejë me një përzierje nostalgjie dhe krenarie, duke rikthyer në kujtesë jo vetëm golat e tij të paharrueshëm, por edhe emocionet e stadiumeve plot tifozë, dritën e reflektorëve dhe atmosferën që vetëm futbolli i Vlorës di të krijojë…
3.
Viti 1987. “Partizani” i Beogradit mbërriti nga ajo pjesë e ngrysur e Ballkanit, me emra të mëdhenj dhe një reputacion që frynte frikë. Por në Vlorë, ata gjetën një skuadër që nuk njihte frikë një ekip të cilin zemra e qytetit e mbështeste me çdo frymëmarrje. Për politikën shqiptare, kjo ndeshje nuk ishte thjesht futboll; ishte një lojë politike, ku çdo pasim, çdo goditje dhe çdo gol mund të interpretohej si triumf i vendit. Në qytet, atmosfera ishte e ndezur; stadiumi ishte si një kazan që gatuante tension dhe pritshmëri. Nuk flitej vetëm për fitore gruri dhe misri u harruan, ndërsa gjithë vëmendja ishte tek Flamurtari dhe ndeshja e famshme.Presionet mbi lojtarët ishin të jashtëzakonshme. Por në fushë, shpirti vlonjat nuk mund të thyhej. Fitorja 2:0 në Vlorë, me gol të Iliadhit dhe një autogol të padëshiruar nga kundërshtarët, ndezi stadiumin dhe zemrat e tifozëve. Para se të shkonin në Beograd, lojtarët u paralajmëruan:
“Duhet të fitoni, kjo nuk është thjesht futboll është politikë.”Në Beograd, atmosfera ishte krejt ndryshe.Për mysafirët serbë, kjo ishte thjesht një lojë.Por goli i Kushtës ishte si një shpëtim, një çlirim nga dy barrët më të mëdha: përgjegjësia sportive dhe ajo politike.
…Pas minutës së 72, kualifikimi ynë ishte i sigurt. Edhe pse humbën 2:1 në ndeshjen e kthimit, “Flamurtari” rrëzoi gjigantin Partizan të Beogradit, një skuadër me emra si Smajç, Xhurobski dhe Katanec. Ky i fundit është trajner i Sllovenisë dhe ka zhvilluar ndeshje të mëdha në Evropianin e fundit.
Duke hulumutuar ato vite gjejej edhe keto rreshta nga shtypi i huaj. Një vit më parë, Flamurtari kishte treguar dhëmbët edhe përballë Barcelonës: 1:1 në Vlorë dhe 0:0 në “Camp Nou”. Por kjo nuk u mor seriozisht në Beograd.Në 16 shtator 1987, para 12 mijë tifozëve të zjarrtë vlonjatë, Flamurtari fitoi 2:0.Në kthim, Partizani aktivizoi yjet e tij Omeroviç, Katanec, Vokri, Đurovski dhe pas 70 minutash rezultati ishte 2:0 për beogradasit. U desh vetëm edhe një gol për t’i eliminuar shqiptarët.Eurogoli i Kushtës që ngriti Flamurtarin në qiellPor në minutan e 76-të ndodhi mrekullia. Sokol Kushta lëshoi një goditje të fortë, diagonale, që u ndal në trekëndëshin e majës së portës së Omerovit.Një eurogol i pastër, që jo i dha kualifikimin Flamurtarit me rregullin e golit në vetëm një fushë të vetme, por krijoi heshtjet më të rënda nga shikimi në atë stadium.
4.
Kjo fitore nuk ishte thjesht një triumf sportiv. Ishte një epokë e paharrueshme, një dëshmi e forcës së guximit, përkushtimit dhe shpirtit të pathyeshëm të futbollit vlonjat. Stadiumi, tifozët, lojtarët të gjithë u bënë bashkë për të shkruar një faqe historike që do të kujtohej për breza.
5.
Udhëtimi i vajtjes dhe kthimit ishte një përvojë e paharrueshme, me avion dhe autobuz, por momenti që na mbeti më shumë në mendje ndodhi në Han të Hotit, ku për herë të parë ndjemë fuqinë e reprezaljes së shtetit në formën e saj më të ashpër. Deri atëherë, shtypja ndihej më shumë në mënyrë tërthore, aty, për herë të parë, pamë fytyrën e asaj kohe, të ftohtë dhe të pakompromis.
Sapo mbërritëm në kufi, doganierët e ngrysur dhe me shikim të ashpër na paralajmëruan se autobuzi do të kontrollohej me urdhër nga lart. Ferko qeshi me hidhërim dhe tha: “Përgatituni për zhveshje, gati i kanë hekurat këta.” Dhe vërtet, na detyruan të zbrisnim, të kontrolloheshim deri në detaje, madje çmontuan sedilet e autobusit për t’i kontrolluar.Më goditi dhimbja kur morën nga ne televizorin që na e kishin dhuruar kosovarët Tahos, Ziajt, Cipit dhe unë mbetëm të tronditur. Ishte një dhuratë e thjeshtë, por simbol i lidhjes dhe përkrahjes. Kosovarët kishin ardhur atë ditë nga viset e tyre për të na përkrahur, dhe konfiskimi i saj dukej si një goditje direkte ndaj nesh.
Por, në atë çast të rëndë, populli i qytetit të Shkodrës na pritën me një ngrohtësi që na mbushi zemrat. Me lule dhe entuziazëm të papërmbajtur, ata bllokuan autobusin dhe festuan sikur ekipi i tyre kishte arritur një fitore të madhe. Gëzimi i tyre ishte i ndritshëm, një kontrast i fuqishëm ndaj represionit që sapo kishim përjetuar. Aty kuptuam se, pavarësisht çdo vështirësie, shpirti i njerëzve mbetet i pathyeshëm, dhe dashuria për futbollin dhe atdheun është më e fortë se çdo presion.
Dhe dy fjalë për autorin e golit Kushta.Është i pari shqiptar që është propozuar për topin e artë.